×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Klinës i del në mbrojtje Thaçit e Veselit

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Abstenim s`pati. As kundërshtim jo.

    Të gjithë asamblistët e Kuvendit Komunal të Klinës sot unanimisht votuan një deklaratë të përbashkët në përkrahje të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

    Kjo pasi ata besojnë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye të seciles ishin dy figurat e lartëpërmendura, ishte e drejtë.

    Mbështetja e tyre erdhi pasi Prokuroria Speciale në Hagë ngriti aktakuzë kundër Thaçit dhe Veselit për vrasjen e afërsisht 100 qytetarëve shqiptarë, romë e serbë, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Deklarata e Kuvendit Komunal të Klinës:

    Kuvendi i Komunës së Klinës

    Datë 26. 06. 2020

    Deklaratë e Kuvendit të Komunës së Klinës

    Ne, Kuvendi i Komunës së Klinës, veprimin e datës 25 Qershor 2020 të Zyrës së Prokurorit të Specializuar e shohim si një veprim politik dhe e interpretojmë si të pazakonshëm dhe tejet tendencioz, me një gjuhë tërësisht jozyrtare dhe jo profesionale. Zyra e Prokurorit të Specializuar tregon që është propozuar aktakuzë ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës SH.T.Z. Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK-së, i cili është edhe Deputet i Parlamentit të Republikës, Z. Kadri Veseli, por ligjërisht konsiderojmë që ajo aktakuzë nuk ka asnjë bazë juridike pa u konfirmuar nga Gjyqtari i Procedurës paraprake.

    Kuvendi i Komunës së Klinës mbështet luftën e pastër të UÇK-së, duke qenë të bindur se ajo ishte e drejtë. Mbështesim gjithashtu udhëheqësit e saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe gjithë të tjerët që mund të akuzohen në të ardhmen nga kjo Gjykatë.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u pyet për refuzimin për ta takuar kryesindikalistin e sektorit privat, Jusuf Azemi i cili ka thënë për Front...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se “shpërndajra e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik”, ndërsa...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu nga 100 euro shtesë...
    Të tjera
    Vip22 Dhjetor 2024
    Në orët e vona të natës, Gjesti është shprehur se Xhenetës nuk ia ndjen fare për të. Madje ai u shfaq i...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu nga 100 euro shtesë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Besart Dreshaj, kryetar i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, ka theksuar se mosbashkëpunimi i Qeverisë me përfaqësuesit e bizneseve ka krijuar një...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Autoritetet gjermane kanë ngritur aktakuzë për vrasje dhe tentim vrasje ndaj të dyshuarit për sulmin vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjes në qytetin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pesë persona vdiqën të premten mbrëma në Magdeburg të Gjermanisë, pas një sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjes atje. Në mesin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka theksuar se përkundër premtimeve të shumta, Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.