×
  • Lajme
  • Lajme

    Kompensimi i punëtorëve shëndetësor, pjesë e ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot pritet të votojnë projektligjin për Parandalim dhe Luftimin të Pandemisë Covid-19.

    Ndërsa pjesë e këtij ligji është futur edhe kompensimi financiar shtesë për punonjësit shëndetësor.

    Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit për Shëndetësi Albena Reshitaj.

    Postimi i plotë i saj:

    Kompensimi financiar shtesë për punonjësit shëndetësor do jetë pjesë e ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid 19 që pritet të miratohet sot në Kuvend dhe me këtë kjo çështje nuk do të mbetet vetëm në vullnetin politik të Qeverisë.

    Sot në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ishte për raportim Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ku mes tjerash bëra thirrje dhe kërkova që shtesat e mjekëve, stafit mbështetës, policëve dhe inspektorateve që ballafaqohen me pandeminë Covid19 duhet të rregullohen me ligj dhe nuk duhet të jene vetëm në vullnetin e qeverisë, sepse qeveritë mund të ndërrohen kurse gjendja pandemike mund të zgjasë dhe nuk mund ta parashikojmë se si do të rrjedhin ngjarjet.

    Prandaj është shumë me rëndësi propozimi te cilin e kem iniciuar si komision qe përbrenda ligjit për Parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid19 të specifikohen saktë kompensimet shtesë për personelin shëndetësorë, policinë e Kosovës dhe Inspektoratet që janë në ballafaqim me Pandeminë Covid-19.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti një delegacion të lartë nga Instituti Kërkimor Shkencor Ushtarak i Akademisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Deklarata e fundit e ministrit në detyrë të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, se rreth 70% e kapaciteteve ushtarake të ushtrisë serbe...
    Lajme28 Maj 2025
    Si zakonisht edhe gjatë ditës së nesërme të zgjedhurit e popullit pritet të mblidhen për ta mbajtur seancën e radhës. Kjo do...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka treguar se si u kontaktua nga Lëvizja Vetëvendosje. siç thotë ai, për të siguruar votën e...
    Vip28 Maj 2025
    Gjesti ka konfirmuar zyrtarisht se kënga e tij më e re, “Veshu Ndrequ”, do të publikohet më 30 maj. Projekti i shumëpritur...
    Lajme28 Maj 2025
    Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim e ka gjetur personin që ishte zhdukur dhe lënduar, në zonën Prizren, Prevallë, Shtërpcë.  Ekipet e...
    Lajme28 Maj 2025
    Edhe ish-udhëheqësi i OVL-UÇK, Faton Klinaku ka reaaguar pas deklaratës së kryetarës së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova rreth protestës së organizuar nga...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Qeveria e Shqipërisë ka miratuar vendimin që i hap rrugën rikthimit në shërbimin aktiv ushtarakëve në rezervë. Ky vendim, i propozuar nga...
    Lajme28 Maj 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë reaguar ndaj një deklarate të fundit të bërë nga kryetarja e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.