×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut përkrah nismën e PDK-së për rastin e vetëvrasjes së 26 vjeçarit, kërkojnë përgjegjësi

    FrontOnline
    06 Maj 2020

    Anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Valdete Idrizi pas mbledhjes së këtij komisioni ka thënë se anëtarët e tij kanë mbështetur nismën e PDK-së për të formuar një Komision Hetimor të veçantë për të hetuar rastin e vdekjes së 26 vjeçarit nga Gjilani në karantinën në Qendrën e Studentëve.

    Ajo ka thënë se anëtarët e këtij komisioni janë të shqetësuar nga neglizhenca e Ministrisë së Shëndetësisë, teksa kanë kërkuar përgjegjësi.

    “Natyrisht secili prej neve anëtarëve të këtij komisioni përveç që i shprehëm shqetësimet rreth neglizhencës që ka pas MSh-ja, po kërkojmë llogari. Në anën tjetër përgjegjësisë nuk mundet askush me i ik. PDK-ja ka shprehur kërksën për Komisionin e posaçëm edhe ne si komisioni e kemi shpreh gatishmërinë që ta përkrahim”.

    “Njëra prej diskutimeve është që si komision të vizitojmë Qendrën e Studentëve edhe Aeroportin prej ku vinë të riatdhesuarit. Këto ishin disa prej temave që ne i diskutuam në kmision”, tha ajoIdrizi tha se njëra prej piakve të tjera që u shtua ishte edhe rreth vendimit të Qeverisë për ndarjen e 10 milionë eurove për qytetarët e veriut të Kosovës.“Është që ajo pritet të diksutohet tani dhe ajo çka është shqetësues është trajtimi jo i barabartë i njerëzve për tu futur në karantinë apo jo dhe ne nuk duam të ndikojmë në organet e drejtësisë dhe gjithë ata njerëz që kanë ardhur kanë emra dhe mbiemra edhe numri i atyre që kanë dal jashtë vetëm pse kanë pasur lidhje apo të njohur dikë, po ashtu neglizhencë tjetër ka qenë që duke e pasur parasysh gjendjen është vendosur në katet e larta dhe po shpresojmë që shumë shpejt”, ka thënë ajo.

    Ajo tha se asnjë anëtarë i komisionit nuk e ka kontestuar interesimin dhe janë deklaruar që do të bashkëpunojmë me çfarëdo nisme që do të hetojnë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.