×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNJ para votimit të qeverisë bën thirrje të mos ushtrohet presion tek deputetët

    FrontOnline
    02 Qershor 2020

    Me 3 qershor 2020, me kërkesë të mandatarit Hoti, do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votim të qeverisë së re.Këtë vendim e mori Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen që është mbajtur sot

    .E KMDLNj pret që votimi për qeverinë e re të Kosovës të bëhet në suaza të një demokracie parlamentare duke respektuar çdo votë si shprehje e lirë e vullnetit të deputetit, pavarësisht nëse është pro apo kundër.

    Ky është reagimi i KMDLNj-së:

    Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentit Thaçi pati kundërshtime dhe pakënaqësi verbale por që nuk ndikuan në gjendjen e sigurisë. KMDLNj me një thirrje publike ka kërkuar që vendimi i Gjykatës si një akt i pakthyeshëm dhe vendim i autoritetit suprem për interpretim të Kushtetutës të mos kundërshtohet sikur që gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese duhet të kursehen nga kërcënimet, shantazhimet dhe linçimet publike e që, përjashtuar disa raste me të cilat po merret policia, gjendja nuk ka përshkallëzuar siç ishte paralajmëruar. KMDLNj shpreson dhe pret që edhe votimi për qeverinë e re të Kosovës të bëhet në suaza të një demokracie parlamentare duke respektuar çdo votë si shprehje e lirë e vullnetit të deputetit, pavarësisht nëse është pro apo kundër. Askush nuk ka të drejtë të ushtrojë presion në deputetë për përcaktimin e votës së tyre. Seanca për votim të qeverisë së re më asnjë mënyrë nuk guxon të përshkallëzojë në veprime joparlamentare, ndryshe ata që do ta bëjnë këtë do të marrin përgjegjësi politike dhe do të kenë pasoja në zgjedhjet e ardhshme që sipas KMDLNj nuk do të jenë larg.Votoni sipas bindjes tuaj dhe respektoni edhe votën që është e kundërt me tuajën.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.