×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNJ deputetëve: Mos u merrni me “razumem” të Avdullah Hotit, merrnu me rastet e COVID-19

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut i ka dalë në mbrojtje Kryeministrit Avdullah Hoti, i cili u kritikua se pse foli në gjuhën serbe, kur Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e pyeti nëse kupton serbisht.

    Ata që e kritikuan Hotin, KMDLNJ’ja i ka quajtur patriot të çiftelisë dhe baterisë.

    “Për KMDLNj- në nuk është fort me rëndësi forma e paraqitjes në këto bisedime sa përmbajtja dhe vendosmëria e mbrojtjes së interesit shtetërorë dhe qytetarë. Në këtë kontekst, për aq sa janë informatat e publikuara të sakta, kryeministri Hoti nuk ka bërë asgjë që do ta rrezikonte interesin e vendit”, thuhet në komunikatë.

    Ky këshill e konisderon të ngutshëm takimin në Bruksel, derisa vlerëson se Hoti duhet të konsultohet me të gjitha subjektet politike sepse këto bisedime janë interes vital për Kosovën.

    KMDLNJ thotë se në ekipin e kryeministrit Hoti duhet gjithmonë të jetë ministri i Drejtësisë dhe dikush nga opozita, ndryshe nuk do të ketë gjë prej këtyre bisedimeve.

    Ndërkohë, për deputetët që e kritikuan Hotin se pse u përgjigj serbisht, Këshilli thotë se ata është më mirë të merren me rritjen galopante të të infektuarve me COVID-19, rritjen e numrit që përfundojnë me fatalitet dhe me diskriminimin që iu bëhet qytetarëve gjatë testimit.

    “Për këtë, këta që “razumem” të kryeministrit Hoti e kanë bërë çështje mbi të gjitha çështjet, do të duhej të kërkonin hetim nga Prokuroria e Shtetit. Aktualisht për Kosovën bisedimet nuk janë prioriteti kryesorë por është ruajtja e shëndetit mendor, fizik dhe ekonomikë të qytetarëve të Kosovës që po rrezikojnë të sigurojnë edhe mbijetesën elementare. Prandaj, bëhuni seriozë dhe meritoni, së paku një përqindje të vogël të pagave të larta që pameritueshëm e merrni”, thuhet në komunikatë.

    Komunikata e plotë:

    ÇKA DO TË BËHEJ NËSE KRYEMINISTRI HOTI DO TË FLISTE KINEZISHT?

    Në takimin e fundit në Bruksel e që organizua nga Borrel dhe Lajçak, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në komunikim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq e paska përdorur një fjalë në gjuhen serbe; razumem , në shqip; kuptoj për të filluar pastaj gozhdimi i tij në kryqin ku patriotët e çiftelisë dhe baterisë i vendosin të gjithë ata që dalin jashtë kritereve që vet i projektojnë se si duhet të jetë një patriot. Për KMDLNj- në nuk është fort me rëndësi forma e paraqitjes në këto bisedime sa përmbajtja dhe vendosmëria e mbrojtjes së interesit shtetërorë dhe qytetarë. Në këtë kontekst, për aq sa janë informatat e publikuara të sakta, kryeministri Hoti nuk ka bërë asgjë që do ta rrezikonte interesin e vendit. KMDLNj-ë konsideron se takimi në Bruksel ishte i ngutshëm aq më parë që kishte zhvillime që e dobësuan pozitën negociuese të Kosovës duke e vënë në inferioritet përballë Serbisë e cila ka interes, së bashku me burokratë të BE -së ta zhagisin procesin duke e konsideruar dhe trajtuar si çështje teknike. Kryeministri Hoti duhet të konsultohet me të gjitha subjektet politike sepse këto bisedime janë interes vital për Kosovën sikur që opozita duhet të udhëhiqet nga ky interes duke kaluar nga një opozitë që kriticizmin që po e përdorë si kartë për refuzim të bashkëpunimit, duhet të shndërrohet në opozitë konstruktive. Në ekipin e kryeministrit Hoti duhet gjithmonë të jetë ministri i Drejtësisë dhe dikush nga opozita, ndryshe nuk do të ketë gjë prej këtyre bisedimeve. Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe opozitarët, në vend se të merren me “razumem” të Avdullah Hotit është shumë më mirë t’i përmbahen mandatit dhe të merren me rritjen galopante të të infektuarve me COVID-19 si dhe rritjen e numrit që përfundojnë me fatalitet, me diskriminimin që iu bëhet qytetarëve gjatë testimit me ç’rast dikush, pa pasur nevojë dhe pa asnjë rend, e bëjnë testin sa për facebook kurse ata pa përkrahje vdesin ndoshta edhe shkaku se nuk iu bëhen testet me kohë. Për këtë, këta që “razumem” të kryeministrit Hoti e kanë bërë çështje mbi të gjitha çështjet, do të duhej të kërkonin hetim nga Prokuroria e Shtetit. Aktualisht për Kosovën bisedimet nuk janë prioriteti kryesorë por është ruajtja e shëndetit mendor, fizik dhe ekonomikë të qytetarëve të Kosovës që

    po rrezikojnë të sigurojnë edhe mbijetesën elementare. Prandaj, bëhuni seriozë dhe meritoni, së paku një përqindje të vogël të pagave të larta që pameritueshëm e merrni.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Tash kemi integritet territorial, cep më cep. Këngës zgjedhore me refren sovraniteti, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shtoi edhe vargje të...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një protestë të madhe kundër presidentit populist serb Aleksandar Vuçiç dhe...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill tha se çështja e të drejtave të serbëve që jetojnë në Kosovë është një nga...
    Të tjera
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në lansimin e pilotimit të Programit të Kuponëve në kuadër të projektit...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, për FrontOnline, ka kritikuar Qeverinë Kurti, për shpenzimet e saj në udhëtime dhe telekomunikime, duke...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Xheneta dhe Gjesti kanë biseduar me njëri-tjetrin rreth marrëdhënies së tyre. Xheneta e pyeti Gjestin për momentet më të veçanta, ndërsa e...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Është raportuar se në një shtëpi ka depërtuar një predhë e armës që ka ardhur nga drejtimi i panjohur. Në raportin e...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosovë tek pika kufitare e Dheut të Bardhë arrijnë deri në 1 orë. Sipas të dhënave të...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri. Policia ka njoftuar se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.