×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinkau (OVL): Deputetët që e votuan Specialen janë mjeranë, Thaçi është kryemjerani

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Sekretari i OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se Gjykata Speciale është e skaduar për ta.

    “Më 2 gusht kësaj pseudogjykate i ka skaduar mandati pesëvjeçarë që e ka pasur”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

    Ai ka thënë se çfarë po i ndodhë kësaj gjykate me rrjedhjen e dosjeve, nuk ndodh as nëpër gjykata lokale vendore në Kosovës.

    “Në qebaptore mbrohen njerëzit më mirë se nga Gjykata Speciale. As në gjykatat tona lokale nuk ndodh kjo që po ndodhë me këta [Specialen]”.

    Ai e ka quajtur Presidentin Hashim Thaçi, kryemjeran pasi që sipas tij ka qenë këmbëngulës që Gjykata Speciale të votohej në Kuvendin e Kosovës.

    “Deputetët që e kanë votuar janë mjeranë, kryemjerani është Thaçi”.

    Klinaku në Info Magazine ka thënë se personi që po i sjell dosjet në zyrat e tyre ka njoftuar sot se herën tjetër nuk do t’i sjell të shtypura në letër për në format dixhital – CD.

    “Është çështje e organeve të shtetit se pse nuk e përcjellin dhe nuk e zbulojnë personin që po sjell këto dokumente. Duhet të hetohet se kah po rrjedhin këto gjëra nga Gjykata Speciale”.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij se do të votonin një kandidat që partia e tij...
    Lajme31 Maj 2025
    Deputeti i LDK-së, Paris Guri, në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës ka veshur një bluzë me mbishkrim “Fat familjarëve”. Guri...
    Lajme31 Maj 2025
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas dështimit të seancës së sotme ka bërë thirrje që të dilet nga kjo situatë bllokuese. Ajo...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, thotë se Kosova nuk ka përfituar nga marrëveshjet...
    Vip31 Maj 2025
    Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave që qarkulluan për prishjen e...
    Vip31 Maj 2025
    Pas zërave të shumtë për një krizë në marrëdhënien e tyre, duket se çifti i njohur, Blero Muharremi dhe Agneta Emsha, janë...
    Sport31 Maj 2025
    FC Barcelona ka vënë në lëvizje makinerinë e saj të planifikimit sportiv me një objektiv të qartë: të përforcojë repartin ofensiv me...
    Sport31 Maj 2025
    Sot, më 31 maj 2025, në orën 16:00, stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të jetë skena e ndeshjes së barazhit për...
    Kronika31 Maj 2025
    Një burrë është arrestuar në fshatin Lluzhan të Podujevës, pasi më 28 maj kishte vjedhur gjëra në një market me vlerë 75...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.