Përveç Klinikës Infektive dhe spitaleve rajonale, një numër i personave që janë prekur me coronavirus janë të shtruar edhe në Klinikën e Pulmologjisë.
Një qytetar që ka familjarët e tij të shtrirë në këtë Klinikë ka shprehur brengën e tij për Gazetën Online “Reporteri.net” se aty qe dy javë nuk ka rentegen dhe kjo po u shkakton shumë probleme familjarëve.
Ky qytetar ka thënë se rentgeni vazhdon të jetë i prishur dhe përkundër ankesave të familjarëve tek drejtuesit e kësaj klinike, nuk është ndërmarrë asnjë veprim.
Kujtojmë se për këtë Klinikë ka pasur vërejtje se sip o e menaxhon situatën me coronavirus.
Është raportuar se të dyshuarit për COVID-19 dhe të infektuarit qëndrojnë në një hapësirë.
Klinika e Pulmologjisë konsiderohet si klinikat kryesore për trajtimin e pacientëve të prekur me virus.