×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është pasuria e ish-ministrit Arben Vitia

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Bazuar në deklarimin e tij, Vitia ka vetëm 1 mijë euro në bankë dhe nuk ka asnjë borxh ndaj bankave.

    Si pasuri të paluajtshme, ai ka deklaruar një shtëpi në vlerë 150 mijë euro që thotë ta ketë trashëguar dhe një truall të bashkëshortes, vlera e të cilit sillet rreth 250 mijë euro.

    Vitia ka deklaruar një veturë Mazda në vlerë prej 12 mijë euro të blerë me kursime dhe huamarrje dhe veturën e bashkëshortes në vlerë prej 15 mijë euro, e blerë me kredi bankare.

    Si para të gatshme në banka, Vitia ka thënë se i ka vetëm 1 mijë euro, derisa gruaja e tij ka 500 euro.

    Ish ministri nuk ka ndonjë detyrim financiar ndaj bankave. Por, gruaja e tij është në kredi rreth 22 mijë euro.

    Si të hyra vjetore ka deklaruar pagën që e merrte nga Kuvendi i Kosovës në vlerë prej 1 mijë e 460 euro, derisa të hyrat vjetore të bashkëshortes së tij sillen rreth 11 mijë euro, të cilat i merr nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Gusht 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar Kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. “Kosova zgjedh kryetarin e Kuvendit....
    Bota/Rajoni26 Gusht 2025
    Një kandidate republikane për Kongres në Teksas ka shkaktuar reagime të ashpra pas publikimit të një videoje fushate, ku shihet duke i...
    Bota/Rajoni26 Gusht 2025
    Uashingtoni është i përgatitur të kontribuojë me mjete vëzhgimi, komandë dhe kontroll, si dhe kapacitete të mbrojtjes ajrore, thanë zyrtarë evropianë. SHBA...
    Të tjera
    Lajme26 Gusht 2025
    Agim Veliu, ish-ministër i Punëve të Brendshme, ka folur lidhur me një aksion të Policisë së Kosovës në veri gjatë kohës sa...
    Lajme26 Gusht 2025
    Të Mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, por priten edhe kalime vranësirash të shtresave të...
    Lajme26 Gusht 2025
    Vullnet Bugaqku nga KDI ka treguar për siç thotë ai tri shkeljet kushtetuese që janë bërë sot në seancën e Kuvendit të...
    Sport26 Gusht 2025
    Kampioni kazak, Kairat Almaty, bëri historinë e klubit duke u kualifikuar për në Ligën e Kampionëve, pasi eliminoi Celtic në play-off në...
    Lajme26 Gusht 2025
    Emilija Rexhepi do të jetë nënkryetare e legjislaturës së IX-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Deputetja nga radhët e Partisë së...
    Lajme26 Gusht 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, është deklaruar për moszgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.