×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kina mban stërvitje ushtarake derisa i dërguari i SHBA-së viziton Tajvanin

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Kina thotë se po kryen stërvitje ushtarake pranë ngushticës së Tajvanit për të “mbrojtur sovranitetin e saj”.

    Veprimet e Kinës po ndodhin pavarësisht se një zyrtar i lartë i SHBA-së po viziton Tajvanin.

    Stërvitjet që përfshijnë edhe të shtëna me zjarr, vijnë në mes të tensioneve në rritje midis Pekinit dhe Uashingtonit.

    SHBA-ja ka lëvizur në drejtim të një mbështetjeje më të madhe për Tajvanin.

    Kina e konsideron Tajvanin e vet-qeverisur si një provincë të shkëputur.

    Keith Krach është zyrtari i nivelit më të lartë nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së që viziton ishullin në dekada, raporton BBC.

    Të premten, zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes të Kinës, Ren Guoqiang, akuzoi SHBA-në dhe Tajvanin për “përshpejtimin e bashkëpunimit, duke shkaktuar shpesh shqetësime”, megjithëse ai nuk bëri asnjë referencë për vizitën.

    Ai u tha gazetarëve se “përdorimi i Tajvanit për të kontrolluar Kinën” mbetet vetëm një dëshirë.

    Uashingtoni tha se Krach, i cili është nënsekretar amerikan i çështjeve ekonomike, po vizitonte Tajvanin për të marrë pjesë në një shërbim përkujtimor për presidentin e ndjerë Lee Teng-hui.

    Më vonë të premten ai është planifikuar të takojë presidentin e Taivanit, Tsai Ing-wen.

    Megjithëse SHBA-ja nuk ka një marrëdhënie zyrtare diplomatike me Tajvanin, Akti i Marrëdhënieve me Tajvanin i vitit 1979 e lejon atë të shesë armë në ishull dhe e angazhon për “marrëdhënie të ngushta”.

    Vizita vjen në një kohë që marrëdhëniet SHBA-Kinë kanë rënë në pikën e tyre më të ulët ndër vite.

    Të dy kombet janë përfshirë në një luftë tregtare që nga viti 2018, pastaj u përleshën për pandeminë e koronavirusit dhe shkëmbyen akuza për spiunazh.

    Marrëdhëniet e tensionuara kanë ndikuar gjithashtu në fusha të tjera, duke përfshirë një goditje që SHBA-ja ka ndërmarrë ndaj firmave të teknologjisë kineze heqjen e vizave për studentët kinezë.

    Më herët, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u bëri thirrje vendeve aleate të kundërshtojnë aspiratat “hegjemoniste” të Partisë Komuniste të Kinës.

    “Bota e lirë duhet të triumfojë mbi këtë tirani të re”, ka thënë Pompeo. /REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Si pjesë e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, i cili do të publikohet të hënën, qeveria ka premtuar 1.5...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Dje në Basel-Binningen temperatura arriti në 30.2 gradë. Temperaturat afër 30 gradë edhe në vende të tjera dhe mbi 28 gradë në...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Siç njoftoi policia kantonale e Bernës të shtunën, shoferi po udhëtonte në A6 nga Lätti në drejtim të Schönbühl në orën 3:20...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se nga sot, më 1 qershor, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK)...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në Kosovë ka mbërritur Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Irene Fellin. Në Kosovë, Fellin...
    Vip01 Qershor 2025
    Moderatorja dhe aktorja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi është gjithmonë shumë aktive në rrjetet sociale. Edhe sot me ndjekësit e saj në...
    Lajme01 Qershor 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për jetë të dinjitetshme dhe përkrahje ndaj ëndrrave të fëmijëve, në Ditën Ndërkombëtare të...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, mori pjesë sot në panairin...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Si pjesë e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, i cili do të publikohet të hënën, qeveria ka premtuar 1.5...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.