Edhe 213 raste me COVID-19 janë konfirmuar në Kosovë.
Në raportin e IKSHPK-së për 24 orët e fundit, të publikuar të premten pasdite, është bërë e ditur se kanë vdekur edhe gjashtë pacientë me koronavirus. Numri i të vdekurve ka shkuar në 164.
Në Prishtinë janë 80 raste të reja. Prishtina vazhdon të jetë bindshëm më e prekura nga COVID-19.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 80 raste, komuna Prizren 17 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna komuna Gjilan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Drenas 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Dragash, Kamenicë, Klinë dhe nga 1 rast Obiliq dhe Shtime.
”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.