×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë të gjithë kandidatët që synojnë pozitën e Avokatit të Popullit

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    18 persona ia kanë mësyrë garës për pozitën e Avokatit të Popullit. Në mesin e atyre që i ka hyrë kësaj gare është edhe ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. Express u sjell emrat e kandidatëve të tjerë për këtë pozitë.

    Enver Hasani, njëri nga protagonistët e skenës institucionale, i cili sa ishte në krye të Gjykatës Kushtetuese, jo rrallë ka shkaktuar debate të ashpra politike e juridike për shkak të vendimeve në institucionin që ka drejtuar, i ka hyrë një gare tjetër për post publik.

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese po synon që për pesë vjetët e ardhshëm të jetë Avokat i Popullit.

    Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar vetë profesori Hasani. Ai ka thënë se tash u mbetet deputetëve se a do të votojnë pro tij, ose jo.

    Sipas një njoftimi të Kuvendit, konkursi për këtë institucion është mbyllur të hënën që shkoi. E përveç Hasanit, garës për këtë pozitë i kanë hyrë edhe 17 persona të tjerë.

    Gazeta Express ka siguruar listën me emrat e kandidatëve të tjerë për këtë pozitë.

    Sipas kësaj liste, për këtë pozitë kanë konkuruar edhe Gëzim Latifi, Naile Alaj, Musa Dragusha, Besim Myrtezani, Arben Muhameti, Rozafa Ukimeraj-Çuni, Basri Kastrati, Valdete Hyseni, Sadik Kryeziu, Shqipe, Ibraj- Mala, Edona Hajrullahu, Valon Leci, Alban Idrizi, Naim Qelaj, Vebi Mujku, Xhavit Shala e Ekrem Jakupi.

    Ndryshesipas Kushtetutës, Avokatin e Popullit e zgjedh Kuvendi i Kosovës, me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të tij, për një mandat pesëvjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje.

    Kushtetuta thotë që Avokat i Popullit ka të drejtë të zgjidhet çdo shtetas i Kosovës, “me arsim të lartë, me karakter e moral të lartë, i ndershëm, me eksperiencë dhe njohuri të dalluara në fushën e të drejtave të njeriut”.

    Avokati i tanishëm i Popullit, Hilmi Jashari, është në fundin e mandatit të tij. Ai ishte zgjedhur në këtë pozitë në fillim të korrikut të vitit 2015.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Të tjera
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.