
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka nënshkruar sot marrëveshje për koalicion bashkëqeverisës me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, raporton Front Online.
Ai tha se AAK do të mbajë përgjegjësi për politikën e jashtme ndërsa konfirmoi se Zëvendëskryeministër i parë do të jetë Besnik Tahiri, ndërsa Ministre e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj.
”Aleanca në Qeverinë Hoti mban përgjegjësi për politikën e Jashtme, Ministrinë e Jashtme, Drejtësisë, Ekonomik dhe të Arsimit. Zëvendëskryeministër i parë, Besnik Tahiri. Ministre e Jashtme, Meliza Haradinaj. Ministër i Drejtësisë, Selim Selimi. Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi. Ministër i Arsimit, Ramë Lika”, tha Haradinaj pas takimit me Mustafën./Front Online/