×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Lajçakut i shkon në zyre Veliut, i flet për çështje që ndërlidhen me dialogun

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Ministri i Brendshëm i Kosovës, Agim Veliu është takuar sot me këshilltarin politik të emisarit të BE-së për dialogun, Umerr Arthur Al-Khatib.

    Në një postim në Facebook, Veliu ka thënë se temë kryesore ishte dialogu mes dy vendeve, e sidomos marrëveshjet që kanë të bëjnë me lëminë e MPB-së.

    Veliu ka thënë se Kosova është e përkushtuar për dialog, teksa ministria që ai udhëheq, është e përkushtuar të avancojë çështjet që janë në kompetencë të saj.

    Postimi i plotë:

    Në takim me z. Umerr Arthur Al-Khatib, këshilltarin politik dhe udhëheqësin e Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, temë kryesore e takimit ishte dialogu në mes të dy shteteve, me theks të veçantë marrëveshjet të cilat ndërlidhen me fushëveprimtarinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Kosova është e përkushtuar për dialogun, kurse MPB do të avancojë me një përkushtim të jashtëzakonshëm të gjitha çështjet që janë në kompetencë të saj.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Një 56-vjeçar nga fshati Pashtresh i Elbasanit është zhdukur që nga mëngjesi i sotëm. Sipas Top Channel, Pëllumb Toçi, 56 vjeç, ishte...
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Demokratët në Kongres lidhur me takimin Trump-Putin thonë se janë gati të veprojnë nëse takimi i nesërm mes tyre nuk sjell përparim...
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Protestat kundër Qeverisë serbe me moton “Serbi, zgjohu” janë mbajtur në dhjetëra qytete të Serbisë dhe në disa lokacione në Beograd. Në...
    Të tjera
    Lajme14 Gusht 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Oda Ekonomike e Britanisë...
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Një 56-vjeçar nga fshati Pashtresh i Elbasanit është zhdukur që nga mëngjesi i sotëm. Sipas Top Channel, Pëllumb Toçi, 56 vjeç, ishte...
    Lajme14 Gusht 2025
    Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Vlora Çitaku, ka njoftuar se ka vizituar ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçin, i cili po mbahet...
    Lajme14 Gusht 2025
    Një delegacion i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) është pritur në një takim zyrtar nga...
    Lajme14 Gusht 2025
    KFOR ka njoftuar se një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka filluar vendosjen e përkohshme në Kosovë. Në njoftim bëhet e...
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Demokratët në Kongres lidhur me takimin Trump-Putin thonë se janë gati të veprojnë nëse takimi i nesërm mes tyre nuk sjell përparim...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.