×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Kurtit i del në mbrojtje Shkëlzen Gashit, pas deklaratave kundër UÇK-së

    FrontOnline
    26 Prill 2020

    Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, ka folur pas shkarkimit të Shkëlzen Gashit nga pozita e këshilltarit, pas deklaratës së tij për krimet e supozuara të UÇK-së.

    Hoxha ka thënë se Gashi është vetëm një person dhe mund të goditet, pasi nuk ka fuqi që të bëjë keq ose mirë.Por, sipas tij, 80 deputetët janë një bandë e madhe që po i bëjnë keq Kosovës.

    Hoxha ka thënë se ata mund të bëjnë marrëveshje të dhimbshme, siç vepruan me demarkacionin me Malin e Zi dhe me aferën Pronto.Postimi i plotë i Hoxhës në Facebook:

    Nuk pashë protestë me Marshin e UÇK-së kundër deputetëve që ia dhuruan luftën një gjykate ndërkombëtare sui generis. I kuptoj. Shkëlzen Gashi është një person.

    Madje e godasim sepse e dimë se nuk ka fuqi as të na bëjë mirë e as keq.Ndërsa ata 80 deputetët janë një bandë e madhe. Ata mund të bëjnë keq. Me ata nuk po e bëjnë trimin. Ata mund ta japin territorin e Kosovës, por ata jane 80. Ata mund të bëjnë mocionin. Ata janë 80. Ata mund të bëjnë marrëveshje të dhimbshme. Ata janë gjithnjë bandë. Dhe me bandën nuk na e mban. Ata mund ta hedhin qeverinë në kohë krize, i njohim cilët janë e ç’interesa kanë. Por janë bandë e madhe.Dhe meqë nuk u ngritën kundër tyre për aferat Pronto kundër shtetit, më në fund erdhi një rast, kur mund t’ i përvishemi si trima një tipi e ta bëjmë edhe ne një herë trimin. Se boll na morën nëpër këmbë. Vallë a ka ndonjë budallë tjetër vetmitar, të thotë diçka pro dhënies së territoreve Malit të Zi? I vërsulemi atij dhe shpëtojmë prej turpit që për vizat që nuk i morëm dhamë truall atdheu.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.