×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kërkohet kthimi i tërësishëm i nxënësve në shkolla, mësimi online “i dështuar”

    FrontOnline
    24 Gusht 2020

    Kanë mbetur edhe një javë prej kur duhet të fillojë viti i ri shkollor 2020/2021. Mirëpo lidhur me këtë, Ministria e Arsimit ende nuk kanë marr ndonjë vendim final se a do të rikthehen apo jo nxënësit bankave shkollore këtë vit.

    Megjithatë ministri i Arsimit, Ramë Likaj, pas takimit me kryetarët e Komunave ka thënë që mësimi do të fillojë me 1 shtator, por jo për të gjithë nxënësit.

    “Viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator për parashkollorët dhe për klasat 1,2,3 si dhe 6 dhe 9, dhe pastaj për klasat 4 dhe 5 do të fillojë më fazën e dytë, më 7 shtator, kurse në fazën e tretë më 10 shtator do të fillojnë mësimin klasat 7, 8, 9, 10 dhe 11,12, sipas tre skenarëve të paraqitur”, ka thënë Likaj pas këtij takimi.

     Mësimdhënësit të gatshëm për rikthimin në shkolla

    Ndryshe nga Ministria e Arsimit, mësimdhënësit janë duke kërkuar rikthimin e tërësishëm në shkolla. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj në një intervistë për Front Online, ka thënë që mësimdhënësit janë unik mësimi të mbahet në objekte shkollore.

    “Në tërësi mësimdhënësit e Kosovës janë që mësimi të mbahet në shkolla, sepse shkolla e ka efektin e vet dhe mësimi në shkolla ka efekt shumë më të madh sesa mësimi tjetër. E kanë edhe nga arsyeja se ata do të jenë drejtpërdrejtë të kyçur në mësim”, ka thënë Jasharaj.

    Ai për Front Online, foli edhe për strategjinë e MASH-it, që rikthimi në shkolla të bëhet në tri faza.

    “Mbase institucionet do të orientohen më shumë në kthimin e pjesshëm që e kanë bërë publik , klasa 1 dhe e 2, dhe klasa e 6 dhe e 10, për të parë se si po ecën puna, dhe  mbase nëse në këto klasë shihet se jemi të gjithë të kujdesshëm mbase gradualisht do të kthehen edhe pjesa tjetër e nxënësve. Besoj që deri atëherë do të zhvillohet mësimi online, për shkak se janë xhiruar njësi dhe po xhirohen njësi të tjera mësimore”, ka thënë ai.

    Jasharaj është zotuar, që në rast se nuk respektohen masat mbrojtëse ndaj virusit Covid-19, mësimi do të ndërpritet.

    “Ne kemi thënë dhe kemi qenë të prerë. Nëse thuhet se sa për emocione të filloj viti i ri shkollor dhe që pas një jave vërehet se nuk ka kujdes, nuk ka ajrosje, nuk ka pastërti dhe nuk ka mjete për dezinfektim të mjaftueshme në institucionet e tona arsimore, ne jemi atëherë ne do ta thërrasim Këshillin Drejtues dhe një mësim të tillë të organizuar keq do ta ndërpremë”, ka thënë ai.

    Qehaja: Nxënësit të rikthehen gradualisht në shkolla, mësimi online joefikas

    Sipas Rinor Qehajes, drejtor i  organizatës “Ed Guard”, mësimi online dhe nga distanca nuk e kanë përmbushur kurrikulën e arsimit.

    “Mësimi online dhe ai nga distanca nuk janë dëshmuar se kanë pasur ndonjë rezultat ose që kanë kontribuar tutje në arritje të rezultat të të nxënit sikurse të parashikuar në kurirkul. Ajo tendenca për të mbuluar të gjitha fushat kurrikulare ka mundësuar që nxënësit të mbi ngarkohen dhe në të njëjtën kohë të mos mund që të arrijnë ndonjë rezultat sikurse të pritur”, ka thënë ai.

    Kështu ai ka kërkuar kthimin gradual të nxënësve në bankat shkollore.

    “Ajo çfarë ne avokojmë është që në shtator të rikthehemi gradualisht në banka shkollore, pasi që prezenca fizike në shkollë për nxënësit tanë është shumë e arsyeshme dhe më e domosdoshme se sa çfarëdo forme tjetër e mësimdhënies”, ka thënë Qehaja, për Front Online.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.