Durim Berisha, këshilltari i kryeministrit në largim, Albin Kurti ka njoftuar se është kërcënuar nga siç thotë ai aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), transmeton lajmi.net.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka postuar kërcënimin të cilin e ka marr përmes një mesazhi në Facebook.
Berisha ka shkruar se kërcënimet ndaj tij kanë ardhur nga profile të rrejshme.
“Kur e luftoja banden kriminale te PDKse ne Komitetin Olimpik te Kosoves, me kercenojshin me jete duke ju thane miqve te perbashket “a po ndalet apo e kthejme ne kanun”. Tash me profile te rrejshme. As atehere s’jom lodhe per ta dhe s’jom ndal, e as tash s’ma ndine per klubin kriminal qe e ka sjelle Kosoven ne kete gjendje”, ka shkruar Berisha.

