×
  • Lajme
  • Lajme

    Kelmendi për rastin e Karaçevës: Prishtina zyrtare nuk është bashkëpunuese me ndërkombëtarët

    FrontOnline
    09 Gusht 2020

    Ish-deputeti, ish-zv/kryeministri dhe biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi ka reaguar pas rastit Karaçeva, kur forcat serbe u futën një kilometër në brendi të territorit të Republikës së Kosovës dhe ç’është më e keqja, ato e zunë në befasi Prishtinën zyrtare.

    Lajmi u nda nga banorë të zonës të cilët botuan video-xhirime nga ngjarja.Për rastin kryeministri Hoti heshti për rreth 24 orë, duke reaguar një ditë pas ngjarjes, e njejtë veproi edhe ministri i Mbrojtjes Anton Quni.

    Më vonë u raportua se ngjarja ka ndodhur në bashkërendim dhe bashkëveprim me KFOR-in.Ramiz Kelmendi me këtë rast, në reagimin e tij, fajin e hedh tek Prishtina zyrtare, të cilën e vlerëson jo-bashkëpunuese me KFOR-in dhe faktorin ndërkombëtarë në Kosovë.

    Kelmendi me të drejtë thotë se për raste të tilla, institucionet kosovare duhet që paraprakisht të kenë informacion nga mekanizmat ndërkombëtarë, mirëpo sipas Kelmendit, të njejtat, nuk kanë arritur të ndërtojnë bashkëpunim me këta mekanizma, me vet fajin e tyre.

    Postimi i plotë nga Ramiz Kelmendi:

    Hyrja e forcave ushtarake të Republikës së Serbisë në Territorin e Republikës së Kosovës është duke ndodhur në vazhdimësi dhe kjo po ndodhë për shkak të mangësive Institucionale në Prishtinë.
    -Në takimet e rregullta që mbahen nga Liderët institucionalë duhet qartësuar dhe informuar mbi marrëveshjet që ekzistojnë në mes të KFOR-it dhe Forcave ushtarake serbe apo ushtrive të tjera të shteteve me të cilat kufizohet Kosvova.– Lidershipi aktual duhet kuptuar që siguria e kufinjëve të Kosovës bie ekskluzivisht mbi mandatin e forcave të KFOR-it dhe përgjegjësia është nën komandën e NATO-së dhe me Kompetenca nga Kombet e Bashkuara. Andaj, derivat i kësaj, duhet që Ministritë përkatëse të kenë bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe duhet të qartësohet dhe ndërtohet ura e komunikimit ndër institucional në mënyrë që mos të kemi panjohuri dhe painformim nga këto institucione ndërkombëtare, duke e shqëtësuar më pas, me të drejtë opinionin, qytetarët, popullatën, me shkaktim pasigurie dhe tentim për shpërngulje nga trevat kufitare.– Kjo ndërhyrje po tregon se institucionet tona relevante të Intelegjencës, Policisë Kufitare të Kosovës dhe Forcave të Arnatosura nuk kanë nxjerrë një informim institucional dhe reagim adekuat, duke ftuar këshillin kombëtarë të Sigurisë dhe mekanizmave tjerë të cilët garantojnë qytetarët dhe kufinjtë shtetërorë.– Institucionet duhet të kenë informacione të shpejta e të sakta nga terreni mbi atë që ndodhë, pa kaluar kufirin, kur ka lëvizje brenda kufirit në marrëveshje me KFOR-in dhe jo këto informacione të vijnë dhe ti zënë në befasi Ministrat e resorëve përgjegjëse, duke mësuar lajmin edhe ata vet sikur popullata nga videokamerat e objektve ekonomike.– Duke e parë këtë realitet, konstatojë se qëndrimet, veprimet e institucioneve të Kosovës në vazhdimësi dhe në kundërshtim me këshillat dhe sygjerimet e Bashkësisë Ndërkombëtare, nxjerrin këso ndërhyrjesh të paparalajmëruara. Kjo tregon se mos-bashkëpunimi, mos-bashkërendimi dhe mos-bashkëveprimi me Bashkësinë Ndërkombëtare, në veçanti me SHBA-të po na largon nga e ardhmja e mirë dhe e shpejtë për Republikën e Kosovës dhe në njëfarë forme Bashkësia Ndërkombëtare vetëm po na e rikujton se Kosova nuk është dhe nuk mundë ti mbrojë kufinjtë e saj pa mbështetjen e focave të KFOR-it dhe NATO-së. Rasti i fundit i Karaçevës lë të kuptohet drejtë e mirë ky realitet.– Andaj, Institucione dhe Lider Institucional e Politike duhet që për secilin veprim që ndërrmirret për ndryshime, plotësime ligjore e në veçanti për ndryshime politike, apo ndryshime në dëm të bashkësive tjera, para se të vendosen çështjet në trajtim, të bashkëbisedohet me miqtë-Ambasadorin e SHBA-së dhe Ambasadorët e BE-së, sepse kjo na përafron dhe nuk krijon diferenca për të cilat po tregohet se jemi jo bashkëpunues dhe po ndodhë ftohja e raporteve komunikuese e krahas saj përsëri ato ndryshim-plotësime kokë më vete nuk po ndodhin – Deri kurë!?– Kështu ndodhi kur Bashkësia Ndërkombëtare sygjeronte ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi. U kundërshtua, u kundërshtua dhe në fund u ratifikua por dëmet për padëgjueshmëri dhe bashkëpunim për kuptimin e interesave të përbashkëta mbetën.– Kemi edhe shumë raste tjera nga e kaluara dhe e sotmja për të cilat ne nuk po mundë të kuptojmë rolin vendimtarë që ka Bashkësia Ndërkombëtare në Kosovë – duke e parë edhe çfarë ndikimi ka në Glob.– Mos harroni – Qingji i mirë i thithë dy nëna ndërsa Qingji i zgjuar trë nëna!”-shrkuan Ramiz Kelmendi.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot gjatë ditës, në qytetin e Drenasit është regjistruar një erë e fuqishme që ka shkaktuar rrëzimin e një lisi të madh...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka dhënë një paralajmërim të qartë për opozitën, duke thënë se sonte shtë mundësia e fundit...
    Lajme26 Korrik 2025
    Me urdhër të Policisë së Kosovës, KOSTT-i ka bërë ndërprerjen e energjisë elektrike në Nënstacionin Prizreni 1 dhe Prizreni 3. Për shkak...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se e ka gjetur një vajzë të mitur nga Kosova, e cila ishte larguar nga...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoi nga afër fermerin nga Stublla e Poshtme, të cilit iu dogj shtalla së bashku...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se po vazhdojnë të përballen me vatra të reja zjarri në fshatrat përreth Pakashticës, si...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Një fëmijë 10 vjeçar ka vdekur dhe tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka...
    Lajme26 Korrik 2025
    Mjekët në Emergjencën e Skenderajt ia kanë shpëtuar jetën një dyvjeçari që po ngulfatej nga një copë mishi me asht. “Sonte, në...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    SPAK godet grupin kriminal që trafikoi 6 tonë kokainë me vlerë tregu 411 milionë euro nga Ekuadori e Kolumbia drejt vendeve të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.