Janë arrestuar dy të dyshuar në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Morinë, pasi që në veturën me të cilën ishin janë gjetur dy qese të dyshuara me substancë narkotike e llojit marihuanë, me peshë 959.81 gramë.
Vetura me targa vendore dhe sasia e dyshuar e substancës narkotike dhe dy telefona celularë janë sekuestruar, transmeton IndeksOnline.
Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka vendosur që personat e dyshuar të ndalohen në qendrën e paraburgimit për 48 orë.