×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Kanceri i mitrës nuk njeh moshë, mos injoroni kurrë këto shenja

    FrontOnline
    03 Gusht 2022

    Kanceri i mitrës është lloji i katërt i kancerit më i përhapur tek gratë në të gjithë botën, megjithatë shumë pak i dinë simptomat.

    Ekspertët e shëndetit thonë se kanceri i mitrës është lehtësisht i trajtueshëm nëse kapet herët dhe shenja më e zakonshme e tij është çrregullimi i ciklit menstrual. Shumica e rasteve me kancer të mitrës shfaqen te gratë që kanë hyrë në menopauzë, megjithatë nuk përjashtohen as më të rejat, siç është rasti i 35-vjeçares Faith Caton.

    Ajo vuante nga endometrioza dhe duhej t’i nënshtrohej një procedure rutinë për periodat e çrregullta, kur zbuloi se vuante nga kanceri i mitrës. Ky i fundit kishte avancuar, prandaj Faith duhej t’i nënshtrohej një operacioni për heqjen e masës tumorale, si dhe trajtimit me rreze dhe kimoterapisë. Edhe pas përfundimit të trajtimit rraskapitës, problemet për të vazhdonin. Po vuante nga depresioni dhe problemet me zorrët. Para kësaj eksperience të dhimbshme, Faith tregon se nuk dinte asgjë për kancerin e mitrës. Disa nga shenjat më të përhapura të kancerit të mitrës, përveç gjakderdhjes së papritura vaginale, janë:

    1.Gjakderdhja pas menopauzës.
    2.Gjakderdhje para apo pas ciklit menstrual.
    3.Gjakderdhje pas aktit seksual.
    4.Perioda shumë të çrregullta.
    5.Gjakderdhje të shumtA gjatë periodave që nuk menaxhohen as me ilaçe.
    6.Sekrecione vaginale të ujshme ose me gjak.

    SHËNIM: Jo në të gjitha rastet periodat e çrregullta paralajmërojnë për kancer të mitrës, gjithsesi është mirë të flisni me mjekun për simptomat që keni.

    Nga Rubrika
    Lifestyle16 Janar 2025
    Mishi i kuq ka qenë pjesë e dietave në mbarë botën që nga kohët e hershme të njerëzimit dhe është një burim...
    Lifestyle15 Janar 2025
    Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime të shumta...
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Hamasi dhe Izraeli kanë arritur marrëveshje armëpushimi të ndarë në tri faza. Presidenti Joe Biden dhe pasuesi i tij, Donald Trump e...
    Lajme16 Janar 2025
    Në një kohë kur raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë pritej të ishin më të afërta, analisti Lutfi Bilalli shpreh shqetësimin se marrëdhëniet...
    Lajme16 Janar 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht përfaqësuesit e saj kanë mbajtur prezantim/ligjëratë para kadetëve të Gjeneratës së 61 të Policisë së Kosovës e...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Papa Françesku ka lënduar krahun e djathtë në një rrëzim, ka thënë Vatikani, vetëm disa javë pasi ai lëndoi mjekrën e tij...
    Vip16 Janar 2025
    Xheneta ka ngacmuar Xuxin për zarfin e zi të mbërritur në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova. “Ti...
    Lajme16 Janar 2025
    Në një kohë kur raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë pritej të ishin më të afërta, analisti Lutfi Bilalli shpreh shqetësimin se marrëdhëniet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.