Në Kamenicë është arrestuar një person pasi raportohet se njësiti policor në lokalin e tij kishte vërejtur prezencën e shumë personave, të cilët nuk kanë qenë duke e mbajtur distancën sociale dhe nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë lidhur me virusin COVID-19.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar aktvendim dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.