×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadri Veseli: Raportet me partnerët ndërkombëtarë asnjëherë s’ishin më në pikëpyetje se me Qeverinë Kurti

    FrontOnline
    04 Qershor 2020

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka kritikuar Qeverinë e cila ishte në krye me Albin Kurtin, duke pohuar se dëmtuan rëndë raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

    Ai ka thënë në Rubikon me Adriatik Kelmendin se edhe në këto tre muaj pandemie, si pasojë e keqmenaxhimit qeveritar, ka pasur stagnim ekonomik, njofton Klan Kosova.

    ”Ne i jemi bindur vullnetit të qytetarëve, kemi një qëndrim konsistent nga ai i 6 tetorit”.

    ”Do mbajmë shërbimin e njëjtë në interesa të qytetarëve të Kosovës”.

    ”Teoria e konfrontimeve dhe konsumit të tepruar elektoral, është duke rritur ndjeshmërinë për politikë, pritshmërinë e qytetarëve por pak po e përmbush interesin e qytetarëve”.

    ”Po e thellon varfërinë, po e bllokon shtetin e pavarur dhe sovran, po e vënë në pikëpyetje qenien tonë, shtetësinë tonë, kur të gjitha bëhen këto në emrin e tyre”.

    ”Aq rëndë goditet jeta e qytetarëve, sovraniteti i shtetit dhe integriteti territorial sa nuk mund ta merr me mend njeriu që mund të ndodhë nga vet njerëzit e këtij vendi që thirren në premisa shumë të mëdha, por bëjnë kaq punë të paqarta”.

    ”Po flas për stagnimin ekonomik, kur agjenda ekonomike përkatësisht përkrahja për këto tre muaj për ndërmarrësit është pothuajse zero, një pako shumë e varfër nga qeveria që iku”.

    ”Në aspektin ndërkombëtar, asnjëherë në këto 30 vite nuk janë vënë në pikëpyetje raportetet mes Kosovës me partnerët ndërkombëtarë sikurse tani, në këtë qeverisje dhe të dy viteve të fundit”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.