Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike, Joe Biden, ka thënë se kreu i tanishëm i Shtëpisë së Bardhë gaboi kur tha se koronavirusi do të zhdukej.
Ai gjithashtu kërkoi nga presidenti amerikan që të ngrihet dhe ta bëjë punën e vet, duke e sulmuar për numrin e madh të viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.
“Më 1 korrik, Donald Trump parashikoi se koronavirusi thjesht do të zhdukej. Ai ishte gabim dhe mbi 25,000 amerikanë vdiqën për shkak të virusit muajin e kaluar”, shkroi Biden në llogarinë e tij në Twitter.
“Zotëri presidenti, ngritu dhe bëje punën tëndë para se edhe më shumë familje ta ndiejnë dhimbjen e humbjes së një më të dashuri”, thuhet më tej në postimin e ish-nënpresidentit amerikan.
Joe Biden dhe Donald Trump do të përballen në zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor, ndërsa pandemia pritet të jetë një ndër temat më të “nxehta” të fushatës.
On July 1st, Donald Trump predicted the coronavirus was going to “just disappear.”
He was wrong — and more than 25,000 Americans died due to the virus last month.
Mr. President, step up and do your job before even more American families feel the pain of losing a loved one.
— Joe Biden (@JoeBiden) August 4, 2020