×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Jeta e vështirë e nënë Hankos/ Jeton me djemtë e sëmurë në shtëpinë e dëmtuar

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Vështirësitë e jetës nuk e kanë mposhtur nënë Hankon. Ajo jeton në një apartament në qytetin e Durrësit bashkë me dy djemtë e saj invalidë.

    Sfidat me jetën dhe gjendjen shëndetësore të djemve të saj kanë nisur që herët, po dhe tani në moshën e tretë ajo vazhdon të përkujdeset për djemtë e saj, 48 dhe 50-vjeçarë.

    “Kam 47 vite që vuaj me këtë djalë, gjithmonë të sëmurë. Mezi e çoja në çerdhe. Kam ndenjur pa të drejtë rroge me muaj të tërë nëpër spitale. Askush nuk më ka ndihmuar. Vetëm prindërit e mi, që më mbanin gocën dhe djalin tjetër”, u shpreh Hanko Memaj.

    Pas vdekjes së bashkëshortit ndjehet e vetme, pa krahë për ndihmë.

    “Ka nja 6 vite që më ka vdekur dhe burri. E lija me të djalin dhe bëja punët. Edhe të madhin e kam të sëmurë. Ai është me kist në kokë dhe sëmundje toke (epilepsi). Ky është paraplegjik. Vetë jam me diabet e tension nga gjithë këto halle që kam kaluar. Janë kusuret e njeriut.”

    E vlerësuar nga vëmendja dhe vizita në shtëpinë e saj, nuk i mban dot lotët.

    “Më duket sikur më ka ardhur gjithë bota në shtëpi. Ju dua shumë. Kur ke dy fëmijë të sëmurë… Nuk ia dilet me kempet që marrim. Pensioni im është i vogël, 17 500 lekë. Vetëm ilaçet e mia, fishat e diabetit që shpesh dalin të prishura shkojnë shumë. 500-600 më shkon diabeti nga stresi, po ç’të bëj.”

    Nënë Hanko e ka harruar veten. Apartamenti i tyre është dëmtuar nga tërmeti, ndaj ajo ka afruar në mes të dhomës së ndenjes, larg mureve, tre shtretër të bashkuar, për të ruajtur djalin e vogël, Sajmirin 48-vjeçar. E përfshirë në listën e përfituesve nga granti i rikonstruksionit, ajo ndjehet e pafuqishme të gjejë njerëz për riparimin e shtëpisë.

    “Nuk dua para, vetëm shtëpinë të ma rregullojnë. Nuk jam e zonja të shkoj asgjëkundi. Jam shumë e lodhur dhe kur dal në rrugë më merren mendtë. E kam tensionin e ulët.”

    Të organizuar në Federatën Kombëtare të Shoqatave në Itali, shqiptarët që jetojnë e punojnë atje, kanë grumbulluar disa fonde për të lehtësuar sado pak gjendjen e familjeve në nevojë të dëmtuara nga tërmeti.

    (Si e identifikuat familjen?)

    “Në bazë të një kërkese nga shoqata e tetraplegjikëve të Durrësit, në dhjetor pas tërmetit. Ne Federatës kombëtare të shoqatave në Itali na u dërgua një listë me 12 familje dhe erdhëm për t’i verifikuar dhe ndihmuar. Si kjo familje ka dhe shumë të tjera dhe në zonat përreth. Si Federatë kemi mbledhur disa fonde të ndara në 4 destinacione të ndryshme: shtetin, fondacionin e Marin Memës, Elvis Naçit dhe fushën sociale ku u fokusuam te 12 familje që do të përfitojnë 50 mijë lekë”, tha Erio Korani, FNAI.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.