×
  • Lajme
  • Lajme

    Java e fundit në Gjilan e qetë dhe me ulje të lehtë të rasteve pozitive

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Komiteti i emerxhencave për parandalimin e pandemisë globale Covid-19, ka vlërësuar gjendje të qetë në 24 orët e fundit, ku janë shënuar vetëm tre raste pozitive dhe një numër i madh i të shëruarve, mirëpo edhe më tutje është kërkohet respektimi strikt i masave mbrojtëse për të vazhduar me ulje të rasteve positive deri në pikën zero.

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka udhëhequr takimin me përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme, ka konfirmuar trend të lehtë në rënie me raste pozitive, gjithashtu edhe lehtësime në menagjimin e situatës nga institucionet shëndetësore, sepse numri I pacientëve me Covid-19 është më i vogël.

    “Javën e fundit kemi një trend të uljes së lehtë të rasteve pozitive. Kjo nuk do të thotë se infeksioni nuk është kërrcënues siç ka qenë. Gjendja e përgjithshme në Gjilan nga 869 raste pozitive sa kemi të regjistruara që nga 13 marsi, prej tyre 681 janë shëruar plotësisht deri sot, 39 raste kanë vdekur, ndërsa 149 raste janë aktive dhe nën monitorimin e vazhdueshëm nga emergjencat civile dhe mjekët, e prej tyre 44 janë të hospitalizuar dhe me gjendje të qetë në aspektin shëndetësor. Mostra në pritje të rezultateve nga IKSHP janë 55”, ka njoftuar kryetari Haziri.

    Ai më tej ka potencuar se në Gjilan, përveç kësaj katër laboratore janë duke i trajtuar rastet me teste serologjike, ndërsa Komuna e Gjilanit është duke koordinuar punën për vendosjen e një aparati në QKMF, ku 5 mijë mostrat e para do të jenë falas për qytetarë që mbulohen nga ana e Komunës, mirëpo pa testin PCR nuk do ti trajtohen.

    Haziri gjithashtu ka bërë të ditur se në fushën e arsimit gjithçka është gati për fillimin e mësimit me datën 14 shtator dhe për këtë janë të gatshëm edhe ekipet e mjekëve që të monitorojnë gjendjen shëndetësore në vazhdimësi, ku do të jenë në vazhdimësi edhe kujdestaritë e këshillit të prindërve dhe nxënësve.

    “Kemi të bëjmë me një numër prej rreth 22 mijë nxënës dhe personel arsimor që do të kthehen në shkolla dhe do të jenë masat strikte me qëllimin e vetëm ruajtjen e shëndetit publik. Në çdo shkollë do të jenë ekipet mjekësore, karshi edhe informimit të qartë për respektimin e masave mbrojtëse. Është duke u bërë evidentimi i mësimdhënësve me probleme kronike frymarrje, problem me mushkri, zemër etj, që do të testohen, sepse nuk duam ta rrezikojmë shëndetin e tyre apo edhe të personelit tjetër dhe nxënësve”, ka bërë të dirut ai mes tjerash.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.