×
  • Lajme
  • Lajme

    Japonia i jep donacion Podujevës kamion zjarrëfikës në vlerë 70 mijë euro

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Japonia në kuadër të granteve të qeverisë japoneze sot do t’i dorëzojë komunës së Podujevës një kamion zjarrëfikësh që kap vlerën e afro 70 mijë eurove.

    Ambasada e Japonisë në një komunikatë për media ka njoftuar se në ceremoninë e dorëzimit do të marrë pjesë I ngarkuari me Punë Mitsunori Ogasaëara dhe ekipi i ambasadës së Japonisë në Kosovës.

    “Sot, Ambasada e Japonisë në Kosovë ju informon se në kuadër të skemës së Grant Assistance for Grassroots dhe projekteve të Sigurisë Njerëzore të Qeverisë Japoneze (GGP), Z. Mitsunori Ogasaëara, I ngarkuar me Pune dhe ekipi i Ambasadës së Japonisë në Kosovë do te marrin pjesë në ceremoninë e dorëzimit të një kamioni zjarrfikës në vlerë 69,920.00 euro për komunën e Podujevës, e përfaqësuar nga zevendes kryetari i Komunes se Podujeves z. Nexhmi Rudari”, thuhet në komunikatë.

    “Qëllimi i projektit është të përmirësojë shërbimin e zjarrfikës dhe shpëtimit në Komunën e Podujevës, të rrisë efikasitetin sa i përket mbulimit dhe kohës së reagimit dhe ndërhyrjeve të zjarrit dhe shpëtimit në këtë komunë me automjetin e ri zjarrfikës.Brenda kësaj skeme, projektet e propozuara nga organe të ndryshme si organizatat joqeveritare (OJQ) dhe autoritetet e qeverisjes vendore mbështeten ne baza vjetore. Ky instrument i ndihmës së granteve siguron mbështetje për sektorë të ndryshëm në Kosovë dhe ka fituar një reputacion të mirë në të gjithë botën, për ofrimin e ndihmës në mënyrë efektive dhe në kohë. Përmes këtij instrumenti, Japonia ka ofruar ndihmë, duke filluar me ndihmën e menjëhershme humanitare që ofron mbështetje për komunitetet për nevojat e tyre të menjëhershme emergjente, si dhe rindërtimin e vendeve në zonat pas konfliktit, duke perfshire edhe Kosoven”, thuhet tutje në njoftimin e ambasadës japoneze.

    Që nga viti 2010, Japonia në Kosovë ka investuar rreth 3 milionë euro përmes granteve në projekte të ndryshme.

    “Përveç komunës së Podujevës, Ambasada Japoneze ka dhuruar pesë grante te tjera në Mars 2020 me një total prej 348,084 Euro në mënyrë që të implementojë projekte për qytetarët e Kosovës në pesë komuna te ndryshme. Në Kosovë, Japonia tashmë ka realizuar projekte përpara qe Kosova të fitojë pavarësinë. Shuma totale vetem permes granteve në kuader te skemes GGP nga Japonia që nga viti 2010 deri më tani arrin në 2,711,985 EUR për 42 projekte në të gjithë vendin”.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.