×
  • Lajme
  • Lajme

    Ja kush përfiton nga fondi 87 milionë eurosh për rimëkëmbje ekonomike

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Qeveria e Kosovës ka votuar sot për ndarjen e mjeteve në kuadër të fondit për rimëkëmbje ekonomike, të cilat ndahen si subvencionim për koston e pagave që kanë bizneset në Kosovë. 87 milionë euro është shuma e përgjithshme nga e cila do të mbështeten bizneset, familjet me asistencë sociale, bujqit, fusha e ndërmarrësisë, institucionet e kulturës, ndërmarrjet publike, familjet nga komunitetet jo shumicë dhe promovimi i punësimit të grave.

    Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti tha se në ditët në vijim Ministria e Financave do të procedojë me pagesat për të gjitha kategoritë që është vendosur të mbështetën.

    “Nga 87 milionë euro, 60 milionë euro do të mbështeten bizneset, varësisht prej numrit të të punësuarve që kanë, do ta thjeshtësojmë këtë çështje në maksimum duke mos kërkuar që bizneset të aplikojnë në Ministri të Financave për të marrë këto fonde por do të përdorim kritere shumë të thjeshta bazuar në numrin e punëtorëve që kanë bizneset në dhjetorin e vitit 2019… E dyta, nga kjo shumë 7.5 milionë euro do të ndajmë për asistencë sociale për familje që janë në asistencë sociale, shtesë prej asistencës të rregullt që e marrin, do të marrin 7.5 milionë euro për muajin tetor deri në dhjetor, e treta, Ministrisë së bujqësisë i janë ndarë nga kjo shumë edhe 12 milionë euro për dyfishimin e subvencioneve në bujqësi”, tha Hoti.

    Të gjithë bujqit që marrin subvencione për kultura bujqësore, do të marrin dyfish subvencione si ndihmë për të tejkaluar situatën e krijuar nga pandemia me COVID-19.

    Në mbledhjen e sotme të qeverisë u ndanë edhe 1 milion euro për fushën e ndërmarrësisë, 1 milion për ndërmarrjet publike që janë në vështirësi si pasojë e pandemisë, 2.5 milionë për artistë, institucione të kulturës që janë në kuadër të MKRS-së, organizata që promovojnë kulturën në Kosovë dhe federata sportive.

    Nga fondi 87 milionësh, 1 milion shkojnë për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, 1 milionn për zyrën për komunitete, mjete këto të destinuara për familjet nga komunitetet jo shumicë që janë në gjendje të vështirë materiale.

    Gjithashtu, ekzekutivi votoi për ndarjen prej 1 milion euro për Agjencinë për Barazi Gjinore, me qëllim të promovimit të punësimit të grave në sektor të ndryshëm.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.