×
  • Lajme
  • Lajme

    Ja kur do të procedohet në Kuvend projektligji për Trustin i propozuar nga PDK-ja

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Partia Demokratike e Kosovës ka iniciuar ditë më parë plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale, i cili u mundëson qytetarëve të Kosovës tërheqjen e një pjese të kursimeve të tyre nga Trusti.

    Lidhur më këtë deputeti i kësaj partie, Kujtim Gashi, në një prononcim për portalin Front Online, ka thënë se presin që ligji të procedohet sa më parë për shqyrtim.

    Gashi tha se me projektligjin e propozuar nga PDK-ja, pas një periudhe 5 vjeçare pas përfundimit te pandemisë, mjetet e tërhequra nga Trusti do te fillojnë të rimbursohen.

    “Ligji besoj do të procedohet shpejt, sipas procedurave administrative të Kuvendit. Natyrisht që kjo iniciativë e jona ka ardhur si përgjigje ndaj kërkesave të shumë kontributdhënësve të cilët duan të kenë çasie në mjetet e tyre të kursyera. Është një e drejtë e qytetarëve që në këtë kohë pandemie ata t’i tërheqin një pjese të mjeteve të tyre financiare. Sigurisht që do të ishte mirë që pas një analize të mirëfilltë nga Qeveria, pas një periudhe 5 vjeçare pas përfundimit te pandemisë, mjetet e tërhequra nga Trusti të fillojmë t’i rimbursohen kontributdhënësve të Trustit”, tha ai për Front Online.

    Ndërsa projektligji i cili është inciuar nga Qeveria “Hoti”, për Rimëkëmbjen Ekonomike pas situatës së krijuar nga pandemia e Coronavirusit, ku pjesë e këtij projektligji është edhe tërheqja e 10 % të Trustit ka dështuar për herë të pestë në Kuvendit e Kosovës, pasi që nuk po arrin t’i merr votat për t’u miratuar./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme21 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vende-vende priten riga shiu me rrufe...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se në Shtime dega e tyre përfshinë 50% gra në listë. “Në qytetin e Shtimes, me...
    Lajme21 Korrik 2025
    Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në Gjakovë, ku dy punëtorë ndërtimtarë kanë humbur jetën pasi ranë...
    Të tjera
    Lajme21 Korrik 2025
    Sindikata e Punëtorëve të RTK’së do të mbajë nesër një konferencë për media. Në njoftim thuhet se qëllimi i konferencës është informimi...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Për të inkurajuar njerëzit që hyjnë në SHBA të zbatojnë kushtet e vizës së tyre, Presidenti Donald Trump (79) ka njoftuar një...
    Lajme21 Korrik 2025
    Njohësi i çështjeve të arsimit të lartë, Xhavit Rexhaj, në “Info Plus”në për RTK ka shprehur shqetësimin për rënien e vazhdueshme të...
    Lajme21 Korrik 2025
    Zëvendësdrejtori i “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, u arrestua të shtunën në Kosovë. Kjo pasi ai gjatë një...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili, ka njoftuar se të mërkurën, më 23 korrik, nga ora 19:30, do të...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Një grua 82-vjeçare vdiq në Fondi (Latina) pasi u infektua me virusin e Nilit Perëndimor. Gruaja, banore e Romës u shtri në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.