×
  • Lajme
  • Lajme

    Ja kur do të fillojë ngritja e temperaturave në vend

    FrontOnline
    29 Maj 2020

    Prishtina Weather përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook” ka bërë të ditur, se moti jo i qëndrueshëm në Kosovë, me rrebeshe të herëpashershme të shiut, do të vazhdojë deri në mesin e javës së ardhshme, raporton “Front Online”.

    Temperaturat  për këtë periudhë kohore mbeten të ulëta dhe pak nën vlerat mesatare.

    Minimalet do të luhaten nga 6C deri 8C, e maksimalet nga 15C deri 18C.

    Ngritje të temperaturave do të ketë kah fundi i javës që po vjen.

    Njoftimi i plotë:

    Mot i freskët, jostabil dhe kohëpaskohe me rrebeshe shiu mbetet deri nga mesi i javës së ardhshme.

    29.05.2020 – Moti jostabil dhe më i freskët që po mbretëron këto ditë, do të vazhdojë edhe ditëve të fundjavës si dhe ditëve të para të javës së parë të muajit qershor. Kohëpaskohe do të ketë rrebeshe shiu, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullima.

    Sipas parashikimeve të fundit, në pjesën e dytë të javës së ardhshme pritet rritje e temperaturave si dhe më shumë intervale me diell.

    30.05 – Në mëngjes intervale me diell, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje rrebeshe shiu me mundësi për bubullimë.

    31.05 – Freskët, kryesisht vranët. Kohëpaskohe me rrebeshe shiu.

    1.06 – Mbetet freskët, kryesisht me vransira. Kohëpaskohe me rrebeshe shiu.

    2.06 – Freskët, kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

    3.06 – Kryesisht me vransira. Kohëpaskohe me rrebeshe shiu.

    Temperaturat mbeten të ulëta për këtë periudhë kohore dhe pak nën vlerat mesatare. Minimalet do të luhaten nga 6C deri 8C, e maksimalet nga 15C deri 18C.

    Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-7m/s.

    Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres përreth vlerave normale./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...
    Lajme03 Mars 2026
    Veprimtari i çështjes kombëtare, Emrush Xhemajli, në emër të Shoqërisë “Lëvizja”, mbajti një fjalim emocionues më 1 mars në Winterthur të Zvicrës,...
    Lajme03 Mars 2026
    Numrat, afatet dhe mungesa e konsensusit kanë kthyer çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës në një provë të funksionimit institucional. Teksa...
    Vip03 Mars 2026
    Scream 7 shënoi debutimin më të suksesshëm në historinë e serisë, duke arkëtuar 97.2 milionë dollarë në mbarë botën gjatë fundjavës së...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.