×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Izolimi mund të kthehet/ Rritja e numrit të të infektuarve nga neglizhenca

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Këtë të martë është shënuar numri më i madh i të prekurve në një ditë në Shqipëri. Me 36 persona të infektuar, kjo e martë është ndër ditët më të zeza që kur ka nisur pandemia.

    Rritja e të infektuarve vjen në një kohë kur njerëzit kanë nisur të ulin në maksimum vigjilencën. Rëndomë në tiranë shikon njerëzit që nuk mbrohen, në turma e tubime shumë pranë njëri tjetrit.

    Tirana ka numrin më të madh të banorëve dhe qartazi distancimi fizik në kryeqytet nuk po respektohet. Kjo është arsyeja që Tirana është edhe kryeqyteti i pandemisë shqiptare të Covid.

    Fqinji ynë lindor, Maqedonia e Veriut, e provoi më herët rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus me disa qindra persona në ditë. Kjo detyroi që qytete si Shkupi dhe Tetova të futen sërish në izolim.

    Gjithçka atje erdhi sepse nuk u respektua distancimi fizik dhe fatkeqësisht edhe Shqipëria ka dhënë sinjale se ndodhet në këtë rrugë.

    Heqja e kufizimeve është e rëndësishme për vijimin normal të jetës dhe aktivitetit ekonomik, veçanërisht në qytete e mëdha si Tirana, por pakujdesia jonë mund të na kushtojë shumë shtrenjtë.

    Nëse numrat e të prekurve do të rriten si sot nuk është e largët dita kur izolimi do rikthehet. Që kjo mos ndodhë, ka vetëm një zgjidhje, mbani distancim fizik, mbani maske dhe lani duart./tch

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.