Në Itali gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 11 persona nga COVID-19, duke e çuar në 35.028 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus.
Ministria e Shëndetësisë në Itali njoftoi se numri i rasteve aktive me COVID-19 në këtë shtet është është 12.456.
Agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA), raporton se deri më tani, numri i të infektuarve me koronavirus në Itali është 243.967, me 233 raste të reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i të shëruarve është rritur me 237 pacientë të tjerë të shëruar, duke shkuar në gjithsej 196.483. Që nga shpërthimi i pandemisë, Italia ka kryer 6.154.259 teste të dyshuara për COVID-19.