×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismet Beqiri i reagon Vjosa Osmanit: Askush në LDK nuk po feston largimin tuaj

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili është edhe deputet i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Ismet Beqiri i është përgjigjur kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

    Beqiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se askush në LDK po nuk feston largimin e Vjosa Osmanit.

    “Unë kam respekt për Vjosën por nuk është e vërtet që dikush po gëzohet e po feston në LDK për largimin e saj. Kjo nuk i ndihmon as asaj e askujt”, tha ai.

    Nënkryetari i LDK-së ka thënë se Osmani është dashur ta reformojë LDK-në nga brenda e jo të bëjë deklarata pas largimit.

    Ismet Beqiri nuk ka dashur ta zbulojë votën e tij në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për përjashtimin apo jo të Vjosa Osmanit por ai ka thënë se njëherë në zgjedhje lokale i ka lëshuar rrugë kësaj të fundit për të garuar për Prishtinën.

    Beqiri thotë se Vjosa Osmani ka pasur kontribut në rezultatin e zgjedhjeve të fundit në LDK.

    “Zonja Osmani mund të hidhërohet, por vendimet e partisë edhe kur ka votuar kundër është dashur t’i respektojë vendimet e partisë…Nëse vendimet e partisë nuk respektohen nuk mund të konsiderohet se ka bërë “hajër” në LDK”, tha ndër të tjera Ismet Beqiri.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    10 persona janë vënë në pranga gjatë një operacioni policor kundër trafikut të armëve dhe drogës nga Kosova në Shqipëri ndërsa 2...
    Lajme30 Maj 2025
    Azem Vllasi, njohës i zhvillimeve politike në vend, ka analizuar qëndrimin e BE-së mbi masat kundrejt Kosovës  dhe reagimin e qeverisë së...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka deklaruar  se Kosova nuk është dashur kurrë të përballet me këto masa...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-ambasadori Gjergj Dedaj ka vlerësuar se vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës është rezultat i drejtpërdrejtë i qeverisjes populiste dhe të brishtë të...
    Ekonomi30 Maj 2025
    Hiç më pak se 830 milionë euro vlerësohet se arrin shuma e përgjithshme e projekteve ndërkombëtare të pezulluara ose të ndërprera në...
    Lajme30 Maj 2025
    Avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit më 2 qershor pritet ta dorëzojnë mocionin për rrëzimin e pikave...
    Ekonomi30 Maj 2025
    Përfaqësues të bizneseve i bllokuan të enjten përkohësisht hyrjet në kryeqytet në shenjë proteste për liberalizimin e tregut të energjisë, për çka...
    Lajme30 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media. Nuk u bë e ditur arsyeja e thirrjes së kësaj konference,...
    Lajme30 Maj 2025
    Gjatë ditës së premte pritet të mbajë mot i vranët e vende-vende të ketë edhe riga shiu. Sipas të dhënave të Institutit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.