×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismaili: Kurti rrezikoi sigurinë kombëtare kur rrëfeu se ndaloi operacionin kundër krimit në Karaçevë

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Deputeti nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, ka reaguar për aksionin e mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në Karaçevë, në të cilin u godit rrjeti ilegal i kazinove, dhe ku u arrestuan dhjetëra persona, përfshirë edhe zyrtarë policorë.

    Me anë të një postimi në Facebook, Ismaili ka thënë se ky aksion ka goditur krimin dhe ka dërguar sinjal të qartë për të gjithë ata që kanë zgjedhur të mirren me këtë veprimtari ilegale.

    Por, siç ka thënë Ismaili, është shqetësues fakti se si operacione të këtilla konfidenciale po bëhen objekt i konfrontimeve të ulëta politike mes VV-së e PDK-së.

    “Nga përplasjet në Kuvendin e Kosovës dhe nga studiot televizive, kuptuam se ish Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të marrë masa kundër krimit të organizuar. Edhe pse u tha se gjithçka kishte qenë gati për këtë operacion, Kurti ishte bërë avokat i këtij aktiviteti – duke zgjedhur mosveprimin. Por, nuk zgjodhi heshtjen. Në një intervistë televizive, Kurti rrëfen me qetësi se kishte refuzuar dy herë planin e policisë për goditjen e krimit”, ka shkruar ai.

    Madje ai ka akuzuar kreun e VV-së, Albin Kurti se ka rrezikuar sigurinë kombëtare kur ka treguar se si e ka ndaluar aksionin e Policisë në Karaçevë.

    Postimi i plotë i Ismailit:

    Policia e Kosovës, me aksionin e ndërmarrë në zonën kufitare të Karaçevës, goditi krimin dhe dërgoi sinjal të qartë për të gjithë ata që kanë zgjedhur për veprimtari të tyre kazinotë – tashmë të ndaluara me ligj.

    Mirëpo, është shqetësuese që operacionet konfidenciale bëhen objekt i konfrontimeve të ulëta politike nga VV dhe LDK.

    Nga përplasjet në Kuvendin e Kosovës dhe nga studiot televizive, kuptuam se ish Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të marrë masa kundër krimit të organizuar. Edhe pse u tha se gjithçka kishte qenë gati për këtë operacion, Kurti ishte bërë avokat i këtij aktiviteti – duke zgjedhur mosveprimin. Por, nuk zgjodhi heshtjen. Në një intervistë televizive, Kurti rrëfen me qetësi se kishte refuzuar dy herë planin e policisë për goditjen e krimit.

    Me zbulimin e këtij informacioni – se po mendohej të goditej krimi në Karaçevë, Kurti ka rrezikuar sigurinë kombëtare dhe sigurinë e policëve dhe udhëheqësve të këtij operacioni. Pra, këtu kemi të bëjmë me përgjegjësi të dyfishtë:

    Pengimin e marrjes së vendimit.

    Zbulimin e informacionit se një operacion i tillë është duke u përgatitur.

    Me të parën, Kurti tregoi se heziton t’i dalë përballë krimit. Me të dytën, ai i paralajmëroi dhe informoi paraprakisht dhe publikisht kazinotë për një operacion të tillë, duke u dhënë kështu mundësi për t’u kujdesur në mbulimin e krimit.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.