×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Ismaili: Diskutimi për pasuritë kombëtare të Kosovës dhe Asociacionin në Bruksel janë agjendë e Serbisë

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, është treguar i ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

    Në fjalimin e tij, Ismaili kryeministrin Hoti e ka cilësuar si vozitës, raporton Front Online.

    “Mund të cilësohet me një vozitës të ri që ka hyrë në një rrethrrotullim sa që është i kënaqur që po e bën të njëjtën rrugë dhe ndërtesat i duken të reja”, tha Ismaili.

    Sipas tij, kjo Qeveri e ka përkeqësuar dialogun pasi që tashmë Serbia është siç u shpreh Ismaili, hisedare në Ujman.

    “Qeveria Hoti me ekipin masiv e ka përkeqësuar dialogun, duke ia shtuar edhe një temë atë të resurseve dhe pasurive. Është e hera e parë që pasuritë dhe resurset bëhen pjesë e pazareve. Hoti së bashku me bashkëpunëtorët e ka bërë Serbinë hisedare në Ujman”, deklaroi deputeti Ismaili.

    Sipas Ismailit, procesi i dialogut ka dhënë efekte të dëmshme dhe është jotransparent, sepse siç theksoi ai, para qytetarëve po mbahet i fshehur fakti se po rrezikohet sovraniteti i Kosovës për shkak të çështjes së Ujmanit.

    Ismaili deklaroi se, është agjëndë e Serbisë dhe jo interes i Kosovës që në Bruksel të diskutohet për pasuritë kombëtare të Kosovës dhe për asociacionin.

    “Çdo diskutim për pasuritë kombëtare të Kosovës dhe asociacionit në Bruksel është agjendë e Serbisë dhe jo interes i Kosovës”, deklaroi Ismaili./Front Online

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1064806557272533/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.