×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Ish-zëvendësi i Albin Kurtit: Haradinaj nuk është figurë unifikuese, po tallen me pozitën e Presidentit

    FrontOnline
    13 Gusht 2020

    Lëvizja Vetëvendosje është duke tentuar që t`ia kthejë me të njëjtën monedhë Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke ngritur mocion mosbesimi ndaj Qeverisë “Hoti”. Ishte pikërisht LDK-ja, ajo e cila inicioi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë “Kurti”, pjesë e së cilës ishte edhe kjo parti.

    Në këtë rast VV-ja, është duke kërkuar partnerë për t`i bërë numrat për rrëzimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin. Haki Abazi, anëtar i VV-së, në një intervistë për Front Online, ka thënë se janë në fazën e mbledhjes së nënshkrimeve të mjaftueshme për votim pro rënies së ekzekutivit.

    “Ky është proces dhe jemi në realizim të mbledhjes së nënshkrimeve. Se kur do të përfundojë varet nga niveli i përgjegjësisë së opozitës. Natyrisht që pritet që në secilin proces demokratik që opozita të ketë një qëllim që të vie në pushtet dhe kjo vie përmes zgjedhjeve dhe e vetmja formë për të shkaktuar zgjedhjet është që të realizohet mocioni i mosbesimit kundrejt një Qeverie që tanimë është e ditur edhe nga ana përmbajtjesore që është e paaftë por mbi të gjitha është e krijuar mbi një proces jo legjitim dhe jo legal”, ka thënë Abazi për Front Online.

    Ish-zëvendëskryeministri në Qeverinë “Kurti”, foli edhe për bashkëpunimin me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), për ta rrëzuar Qeverinë aktuale.

    “PDK-ja si pjesë e opozitës, sigurisht që është deklaruar disa herë publikisht që është e interesuar që ta rrezojë këtë Qeveri, që është normale për një parti opozitare dhe ne presim që ata praktikisht ta luajnë rolin e opozitës ashtu siç është”, ka deklaruar ai për Front Online.

    Në të njëjtën kohë, Abazi theksoi se ka indikacione që PDK-ja, mund të përfshihet në Qeverinë “Hoti”.

    “Ka shumë indikacione që ata janë në bashkëpjesëmarrje në Qeveri duke bërë kalkulime dhe marrëveshje jashtë institucionale. Do të thotë vetëm se nuk e kanë bërë formale hyrjen në Qeveri, por unë mendoj që ky është një test i mirë për përcaktimin dhe determinimin për të qenë një opozitë demokratike në vend e cila domosdoshmërisht do të duhej që t`i dalë në ndihmë funksionalitetit të shtetit dhe të Qeverisë duke u bërë pjesë e opozitës me nënshkrimet për mocionin për ta realizuar edhe premtimin ndaj votuesve të tyre”, ka pohuar ndër të tjera ai.

    Abazi: Menaxhimi i Qeverisë “Hoti” katastrofal, nuk po e përkrah as Bashkësia Ndërkombëtare

    Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës në Qeverinë “Kurti”, Haki Abazi, në një intervistë për Front Online, ka thënë që rrëzimi i Qeverisë Kurti, me mocion mosbesimi, dhe tentim rrëzimi i Qeverisë “Hoti”, po me mocion mosbesimi janë dy situata tërësisht të ndryshme.

    “Janë situata komplet diametralisht të kundërta. Ne kemi pasur një Qeveri të zgjedhur me një program qeverisës i cili plotëson të gjitha premtimet ndaj qytetarëve dhe votuesve. Në të njëjtën kohë kishim një Qeveri të dashur dhe të respektuar nga qytetarët me rezultate jashtëzakonisht të mira në menaxhimin e pandemisë. Tani kemi një Qeveri jo legjitime e cila as nuk përçon besim e as nuk e ka besimin e qytetarëve”, ka thënë ai.

    Kështu udhëheqjen e ekzekutivit  nga Avduallh Hoti në të gjitha fushat, ai e ka cilësuar katastrofale.

    “Menaxhimi në të gjitha fushat është katastrofal përfshirë e sidomos në menaxhimin e pandemisë, duke rezultuar në numër jashtëzakonisht të madh të të infektuarve , numër të madh të të vdekurve dhe potencialisht shihet një mungesë e vizionit se si do të menaxhohet pandemia në vazhdimësi. Ajo çfarë është shumë e rëndësishme është që në Qeverinë tonë kishim ndihmën jashtëzakonisht të madhe të bashkësisë ndërkombëtare, dyert e hapura nga të gjitha institucionet ndërkombëtare për ndihmë e përkrahje”, ka deklaruar Abazi për Front Online.

    Haki Abazi: Padituria e Hotit e rrezikshme për vendin

    Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, e ka cilësuar kryeministrin e  vendit Avdullah Hoti, si person të rrezikshëm për vendin. Në një intervistë për Front Online, ai ka sqaruar se pse e ka deklaruar një gjë të tillë.

    Sipas Abazit, Hoti ka treguar padituri në procese të rëndësishme për Kosovën.

    “Kemi të bëjmë me një proces jashtëzakonisht shumë të komplikuar e të rëndësishme në të njëjtën kohë ndërkombëtar për çështjen  e normalizimit të marrëdhënieve. Hoti nuk e ka as idenë se sa është i rrezikshëm me paditurinë e tij, duke u futur në lojëra të cilat janë të rrezikshme për integritetin e vendit, për sovranitetin e vendit dhe të ardhmen në përgjithësi”, ka thënë Abazi për Front Online.

    Madje Abazi, e akuzoi Hotin edhe për emërim antikushtetuese, të Skender Hysenit si koordinator për dialog.

    “Ne kemi thënë që nuk do t`i nënshtrohemi asnjë procesi që do ta  cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Në të njëjtën kohë është rihapur një proces në Bruksel, ku prapë Qeveria e Kosovës në mënyrë antikushtetuese ka përcaktuar një koordinator për dialog i cili realisht nuk e përfaqëson askënd dhe ne nuk kemi nevojë që t`i nënshtrohemi një procesi që nuk ka prodhuar për 7 vite asnjë rezultat konkret për interesin e vendit”, ka deklaruar Abazi për Front Online.

    Abazi: Skender Hyseni njeri antikushtetues, i bën nder vendit nëse jep dorëheqje

    Skender Hyseni është emëruar nga Qeveria “Hoti”, si koordinator për dialogun. E një gjë e tillë sipas Haki Abazit, anëtarë i VV-së, është antikushtetuese.

    “Kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese ku thotë që nuk mund të delegohen kompetencat për dialogim tek askush tjetër dhe duhet t`i bart Qeveria. ky është një njeri jo kushtetues. Një përfaqësues jo kushtues, e mbi të gjitha gjendja e Kosovës pas 20 vitesh tregon se çfarë rezultate kanë bërë njerëzit si Skender Hyseni. Janë pa kreativitet, naiv në diplomaci. Kjo u tregua nga vizita në SHBA që me fondet publike, shkojnë për të bërë ecje në rrugët e Uashingtonit pa plan e pa agjendë dhe pa asnjë rezultat të vetëm”, ka deklaruar Abazi për Front Online.

    Ish-zëvendëskryeministri vlerësoi se Skender Hyseni do t`i bënte nder vendit në rast se do të jepte dorëheqje nga kjo pozitë.

    “Këto janë sjellje fëmijërore ndaj shtetit dhe të mirave publike në vend. Fatmirësisht nuk është dashur më shumë se një muaj për të kuptuar se kemi të bëjmë me një lojë dhe me një agjendë jashtë institucionale e jo me njerëz serioz të zgjedhur nga qytetarët për të përcjellë dhe mbrojtur interesin e tyre. Z. Hyseni i bën nder këtij vendit që të jap dorëheqje dhe të largohet nga ai pozicion së bashku me Hotin, për të lejuar që të ngihet niveli i seriozitetit të delegacionit të Kosovës”, ka pohuar Abazi.

     

     

    Zyrtari i VV-së: Ramush Haradinaj ka përkrahjen e vetëm 8% të elektoratit

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e ka propozuar për president të vendit, kreun e partisë, Ramush Haradinaj, për president të vendit. Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Haki Abazi në një intervistë për Front Online, ka thënë që ky është një kompensim për gabimin që sipas tij e ka bërë AAK-ja duke rrëzuar Qeverinë “Kurti”.

    “Unë mendoj që ky është një kompensim për gabimin e madh që e ka bërë AAK-ja duke e rrëzuar Qeverinë “Kurti”. Për të qenë faktorë për brenda një Qeverie të strukturuar dhe jo legjitime, është një formë e veprimeve taktike të Haradinajt, për ta mbajtur vetën pjesë të diskursit politik, në vend. Unë mendoj që është një gabim i madh sepse as presidenti i tanishëm e as ky që pretendon të bëhet kandidat nuk mund të imponohet si faktor uniteti që është një prej kushteve kryesore kushtetuese për personalitetin që merr atë pozitë”, ka thënë Abazi për Front Online.

    Sipas tij, kreu i AAK-së, nuk e përfaqëson unitetin dhe as qytetarët.

    “Haradinaj ka 8% të elektoratit. Përfaqëson një parti të vogël politike në vend dhe në asnjë formë nuk do të duhej që pozita e presidentit të bëhej vendi ku bëhen pazaret. Megjithatë nëse ka një arsye pse kemi president është për të qenë figurë unifikuese dhe respektues, mbrojtës i Kushtetutës dhe jo e kundërta siç ka ndodhur deri më tani, ku presidenti imponon vullnet politik ose tenton ta përdor pozitën e presidentit për benifite të grupacioneve politike në këtë rast të AAK-së, për të mbajtur pozitat në Qeveri.

    Haki Abazi flet për testet e pranuara nga Serbia: Kemi vepruar në mënyrë shkencore

    Haki Abazi në një intervistë për Front Online, ka folur për pranimin e testeve nga Serbua, gjatë kohës sa ai ishte zëvendëskryeministër në Qeverinë “Kurti”.

    Ai tha se ato janë pranuar në mënyrë institucionale mes dy vendeve, dhe se Qeveria e kaluar me pandeminë është marrë në mënyrë shkencore.

    “Ajo çfarë ka ndodhur është bërë në mënyrë institucionale në mes të dy shteteve dhe në rast të pandemive për t`u dalë në ndihmë dhe të kryer obligimet, ne sigurisht që nuk kemi bërë asnjë lloj politike brenda procesit të pandemisë. Ne jemi marrë në mënyrë shkencore për t’i adresuar çështjet dhe me u ballafaquar me pandeminë në mënyrë shkencore drejt mungesës së kapaciteteve që ne i kishim trashëguar nga Qeveritë e kaluara. Ka qenë raport në mes të dy shteteve, siç është bërë me të gjitha shtetet e tjera, me protokollet e njëjta dhe në asnjë formë nuk është rrezikuar shëndeti i qytetarëve apo interesi i vendit”, tha Abazi për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.