×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish ministri Vitia reagon për vdekjen e dy mjekëve kosovarë

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka reaguar për vdekjen e dy mjekëve kosovarë, Sylejman Rexhepi dhe Ali Tolaj.

    Vitia, ka thënë se humbja e çdo njeriu është humbje për familjen dhe shoqërinë, por humbja e një profesionisti shëndetësor është humbje që rëndon në secilin ngase një mbrojtës më pak për mbrojtjen e jetëve të tjera.

    Reagimi i plotë:

    Me dhimbje të madhe, sot morëm lajmin për vdekjen e parakohshme të profesor Sylejman Rexhepit. Profesori i urtë, i cili me urtësinë e tij la gjurmë jo vetëm profesionale por mbi të gjitha njerëzore e morale në shumë gjenerata të mjekëve të rinj.
    Ndarja e tij nga ne, la një boshllëk të madh por akoma më shumë la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e secilit nga ne që patëm rastin ta njohim.
    Ngushëllime familjes dhe të gjithë profesionistëve shëndetësor për këtë humbje të madhe të mjekësisë së Kosovës.
    Ngushëllime familjarëve dhe kolegëve edhe për humbjen e secilit prej profesionistëve shëndetësorë në këtë betejë të vështirë, të cilët ishin në vijë të frontit, si dr. Fadil Zuka dhe dr. Ali Tolaj.
    Humbja e çdo njeriu është humbje për familjen dhe shoqërinë, humbja e një profesionisti shëndetësor është humbje që rëndon në secilin ngase një mbrojtës më pak për mbrojtjen e jetëve të tjera

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se për të përfituar nga kjo ndihmë prej 100 euro pensionistët dhe fëmijët nuk do të...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Policia në Vushtrri në orët e para të së dielës ka ndaluar një automjet ku gjatë kontrollit ka gjetur një armë tytë-shkurtër...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Njëqind e gjashtëdhjetë çerdhe për fëmijë premtoi Qeveria e tanishme e Kosovës në vitin 2021, kur mori detyrën. Qëllim i deklaruar i...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se “shpërndajra e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik”, ndërsa...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Gresa u ka treguar konkurrentëve se me kë ka biseduar në telefon për herë...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Xuxi ia ka kërkuar cigaret e ‘vjedhura’ Gjestit. Mirëpo Gjesti nuk e kishte hallin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të madhe në vend, Vullneti dhe Fitimi kanë folur rreth formatit të Big Brother. Ata shpreheshin se në...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Gjatë mbrëmjes, Drenusha i ka thënë Sarës në prani të Drilonit dhe të tjerëve, se ajo nuk ka fare ndjenja për Drilonin....
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Gjesti ka folur rreth darkës që pati me Xhenetën. Ishte Rovena ajo që e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.