×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ish ministri japonez i drejtësisë dhe bashkëshortja e tij arrestohen për blerje votash

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Një tjetër skandal politik dhe gjyqësor rrezikon të ulë dhe më shumë besueshmërinë e kryeministrit japonez Shinzo Abe. Sondazhet tregojnë atë dhe partinë e tij liberal-demokrate në nivele alarmante për sa i përket mbështetjes së elektoratit.

    Ish ministri i drejtësisë në Japoni Katsuyuki Kawai dhe bashkëshortja e tij, Anri Kawai, aktualisht deputete, janë arrestuar pasi kanë blerë vota gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e një viti më parë.

    Mediat japoneze raportojnë se Kawai, ish ministri 57 vjecar, ka qenë gjithnjë shumë pranë kryeministrit Abe: ish këshilltar për çështjet e jashtme dhe ish ministër drejtësie. Dhe ai është aktualisht deputet. Bashkëshortja e tij 46 vjecare u zgjodh deputete në korrikun e një viti më parë, në zgjedhjet për të cilat ata akuzohen se kanë blerë vota.

    Një ditë më parë partia liberal-demokrate pranoi dorëheqjen në çift nga partia. Por të dy u shprehën se do të vazhdojnë të ushtrojnë mandatin e tyre të deputetit.

    Policia mundi t’i arrestojë të dy pasi në Japoni deputetët kanë imunitet vetëm gjatë kohëzgjatjes së seancës plenare e cila përfundoi pikërisht një ditë më parë.

    Mediat në vend shkruajnë se të dy ata kanë paguar rreth njëqind persona gjatë fushatës elektorale të gruas në perfekturën e Hiroshimës. Çifti mohon cdo akuzë por sekretari i Anri Kawai është dënuar me 18 muaj burg, pasi ka paguar mbështetësit gjatë fushatës elektorale të gruas, një praktikë që ndalohet me ligj në Japoni. Nëse akuza do të pasohet nga një vendim gjykate për fajësinë e tyre, të dy do humbasin automatikisht mandatin.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.