×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri i Shëndetësisë nga LDK-ja: E vlerësojë punën e Qeverisë “Kurti” për ballafaqim me pandeminë, por…

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, po vlerëson se që nga paraqitja e parë e rasteve me Covid-19 në Kosovë, nga udhëheqësit e shëndetësisë është vërejtur një tendencë e mbivlerësimit të rolit të pjesës politike.

    Ai në një intervistë për Front Online, kritikon eksponentët kryesorë për një “luftë”, siç tha ai, ndërmjet sukseseve dhe dështimeve.

    Rrahmani për Front Online tha se pas 30 qershorit kanë ndryshuar rrethanat e menaxhimit të pandemisë së Coronavrirusit.

    “Nga fillimi i paraqitjes rasteve të para pozitive është pa një tendencë e mbivlerësimit të rolit të pjesës politike në raport me rolin e pjesës profesionale, duke vrapuar për të paraqitur shifrat e ulëta si sukses të një qeverie dhe të lartat si dështim i tjetrës, gjithmonë duke shpërfillur faktin se edhe pandemia ka fazat e zhvillimit dhe të papriturat sepse bëhet fjalë për diçka shumë të panjohur jo vetëm për ne e para dhe e dyta, pas 30 qershorit rrethanat e menaxhimit të pandemisë kanë ndryshuar rrënjësisht”, deklaroi ai për Front Online.

    Ish-ministri e vlerëson punën që është bërë nga Qeveria “Kurti”, por sipas tij, menaxhimi i pandemisë nënkupton edhe ruajtjen e ekonomisë dhe veprimtarive tjera shtetërore.

    “Mbyllja e plotë ka mundur ta vogëloj numrin e rasteve, por menaxhimi i pandemisë nënkupton edhe ruajtjen e vitalitetit të ekonomisë dhe veprimtarive të tjera shoqërore dhe shtetërore”, tha Rrahmani.

    Ai tha se pas lirimit të masave institucionet mbikëqyrëse harruan detyrat e tyre, dhe se qytetarët filluan të sillen sikur që rreziku ka kaluar.

    “Mendoj se pas hapjes dhe lirimit të masave ka pasur një situatë ku pothuajse çdo kush ka besuar se rreziku kaloj dhe nevoja për kujdes ka ra, qytetarët filluan të sillen sikur s’ka asgjë derisa institucionet e mbikëqyrjes sikur harruan detyrat. Kjo edhe solli deri te rivendosja e kufizimeve në disa komuna të cilat po kundërshtohen nga autoritetet lokale, ndoshta me të drejtë”, tha Rrahmani për Front Online.

    Ish-ministri i Shëndetësisë tha se Qeveritë që nga fillimi i pandemisë e deri më tani do të duhej që të bëjnë më shumë teste për Coronavirus.

    “Pastaj ka pasur edhe në fillim të pandemisë, dhe ka vend edhe tash për testime më shumë, gjithashtu duhet të zbërthehet edhe më shumë nga institucionet shtetërore në teren, nevoja e racionalizimit dhe ruajtjes së personelit krahas ruajtjes së shërbimeve. Kjo në masë të madhe edhe po ndodh”, tha Rrahmani për Front Online.

    Ndërsa për implementimin e  masave ekonomike emergjente të cilat i ka miratuar Qeveria e Kosovës, Rrahmani tha se për shkak të politizimit nuk është bërë me tempon e duhur.

    Ai tha se fajtorë për këtë ngecje janë edhe pozita edhe opozita.

    “Në rrafshin jo shëndetësorë kisha më thënë se si pasojë e politizimit të skajshëm të çdo gjejë në Kosovë, nuk është ecur me tempon e duhur në implementimin e masave ekonomike emergjente dhe ato për rivitalizimin e ekonomisë, gjithmonë me fajin e të gjithëve pa dallim, pozitë dhe opozitë, tha ai për Front Online.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Në gjykimin për vrasjen e A.Zh., në Gllamnik të Podujevës, Gjykata Themelore në Prishtinë mbajti seancë për caktimin e lartësisë dënimit për...
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Kroacinë në Ditën e Shtetësisë. Urimin e para e shtetit të Kosovës, e ka bërë në një...
    Lajme30 Maj 2025
    Mot me diell dhe vranësira do të mbajë këtë fundjavë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.