×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-komandanti i UÇK’së: Zyrtar si Gashi s’duhet te kenë vend në institucione e shoqëritë tona

    FrontOnline
    26 Prill 2020

    Sabit Geci, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka komentuar deklaratat e ish-këshilltarit të kryeministrit Kurti, Shkelzën Gashit.

    Geci ka deklaruar se Gashi nuk duhet të ketë vend në institucionet e Kosovës.

    “Une personalisht vuajta shume dhe akoma jam duke vuajtur nga plaget e marra nga kriminelet serb dhe kam te drejt ta mbroj ashtu si edhe e mbrojta kur ishte koha poashtu edhe te gjithe ata qe kan gjak shqiptari. E te gjithe ata “persona” si Shkelzen Gashi te mos kene vend ne institucionet e vendit por as ne shoqerite tona!”, shkruan ai.

    E ish-Këshilltari i Kurtit bëri përgjegjës ushtarët e UÇK’së edhe për vrasjet e zyrtarëve të LDK’së

    Shkëlzen Gashi, këshilltar i liruar i Kryeministrit të shkarkuar, s’kishte folur vetëm për vrasjet e pakicave gjatë dhe pas luftës. Ai kishte lëshuar akuza në drejtim të pjesëtarëve të UÇK’së si njerëz që kanë vrarë zyrtarët e LDK’së, Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dhe kanë keqtrajtuar anëtarët e LKÇK’së.

    Gjithë këto konstatime Gashi i kishte bërë në emisionin FRONTAL në T7, ku kishte thënë se një pjesë e këtyre krimeve janë kryer edhe nga udhëheqës zonash dhe anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së.

    Ky është postimi i plotë i Sabit Gecit:

    Sabit Geci

    18 hrs ·

    Ne jeten time une si Sabit Geci asnjehere nuk jam marrur me politike dhe as qe me intereson fare kjo çeshtje,sepse qellimi im dhe i shokeve te mi per çlirimin e Kosoves eshte arritur. Mua personalisht me intereson vetem qe Kosova te ec perpara dhe te behemi shtet shembull, sepse ky vend ne çdo cep te tij eshte lare me gjakun e deshmoreve,burrave,grave,pleqve e femijeve.

    Me duket e papranueshme dhe e palogjikshme te diskutohet se a ka bere UÇK-ja krime apo nuk ka bere. Une ju kam thene dhe do tu ju theme per nje gje qe e kam pare dhe e kam perjetuar,se lufta e UÇK-se ishte e paster si loti.

    Kur thuhet se koha tregon te verteten,i besoj shume kesaj thenje dhe deshiroj qe shume shpejt te dalin ne shesh te gjithe ata “tipat” e padukshem qe jane brenda institucioneve dhe punojne kunder shtetit te Kosoves,sepse ata na demtuan shume ne te gjitha aspektet.

    Une personalisht vuajta shume dhe akoma jam duke vuajtur nga plaget e marra nga kriminelet serb dhe kam te drejt ta mbroj ashtu si edhe e mbrojta kur ishte koha poashtu edhe te gjithe ata qe kan gjak shqiptari. E te gjithe ata “persona” si Shkelzen Gashi te mos kene vend ne institucionet e vendit por as ne shoqerite tona!

    Jam i habitur,por as nuk mund ta bind veten se si kryeministri ta beje nje keshilltare te tille dhe tani kur kemi pritur qe te ngritet zeri per te zhdukur masakrat,dhunimet, ne TV tona diskutohet per “krimet” e UÇK-se. TURP!!!

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.