×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kandidatit të AAK-së për deputet nuk ia lejon ligji të bëhet rektor i UP-së

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Zenun Halili është dorëhequr nga pozita e anëtarit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, për t’iu rrekur garës për rektor të po këtij universiteti, por një barrierë e ka në rrugë.

    Pengesë e patejkalueshme i është bërë Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit.Profesori i shkencave politike ishte në 2014-n kandidat për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    Në fund të vitit të shkuar ai ishte bërë anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së, nga e cila pozitë ka dhënë dorëheqje pak kohë pasi në krye të Ministrisë së Arsimit është vënë Ramë Likaj i po kësaj partie. Me ta lënë pozitën në Këshill, Halili ka paraqitur kandidaturën për rektor. Dhe, përparësi për të në këtë garë përbënte fakti se katër nga nëntë anëtarët e Këshillit Drejtues që e zgjedhin rektorin, emërohen me dekret të ministrit, raporton KOHA.

    Por në prag të vlerësimit të kandidaturave nga një Komision i Senatit, profesorë të Juridikut e kanë hartuar një dokument, argumentet e listuara në të cilin tregojnë arsyet pse Halili nuk mund të ngjitet në krye të UP-së.

    Dokumenti është një analizë mbi pamundësinë për t’u zgjedhur në pozitën e rektorit, personat që në dy vitet e fundit kanë qenë anëtarë të Këshillit Drejtues të UP-së.

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Kronika24 Prill 2024
    Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është arrestuar e dyshuara femër pasi ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së...
    Lajme24 Prill 2024
    Komuna e Podujevës e cila drejtohet nga Shpejtim Bulliqi e ka shpërblyer me tender prej hiç më pakë se 413 mijë euro...
    Lajme24 Prill 2024
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë dhe Komuna e Hanit të Elezit kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi përmes së cilit palët janë dakorduar...
    Të tjera
    Kronika24 Prill 2024
    Është arrestuar një burrë ne Rahovec, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas me të cilën bashkëjeton që...
    Lajme24 Prill 2024
    Lidhur deklaratën e Ramush Haradinajt për gatishmërinë e tij për koalicion, Betim Gjoshi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës tha për...
    Kronika24 Prill 2024
    Të martën është arrestuar një person në Gjykatën Themelore, dega Fushë Kosovë. Ai i kishte fyer gjyqtarin, prokurorin dhe policët, dhe pas...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia e Kosovës në raportin e fundit ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë Kosovën janë arrestuar 18 persona...
    Kronika24 Prill 2024
    Në Pejë është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta ka kryer veprën e lart-cekur sulm ndaj bashkëshortit...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që, dyshohej që kishin sulmuar fizikisht...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.