×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa: Po i përcjelli sulmet që po i bëhen Hotit nga VV-ja dhe Vuçiqi

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se po i ndjek reagimet që po bëhen kohëve të fundit nga Lëvizja “Vetëvendosje” dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

    Shkrimi i tij:

    “A po dinë çfarë po thonë?!

    Po i përcjell sulmet që po i bëhen Kryeministrit Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje, në njërën anë dhe nga Presidenti i Serbisë, në anën tjetër, lidhur me Asociacionin (apo “Zajednicen, me gjuhën e VV-së)

    VV ishte shprehur sot për mediat: “…. ne do ta mbrojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, nga kushdo e posaqërisht nga kryeministri ilegjitim Hoti”.

    Ndërkaq, Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë:

    Gjykata Kushtetuese, ne mbeshtetje te nenit 84 (9) ne lidhje me nenin 112.1 te Kushtetutes, ne mbeshtetje me nenin 20 te Ligjit dhe me rregullin 56 (a) te Rregullores se punes, ne seancen e mbajtur me 21 dhjetor 2015, me shumice votash

    VENDOS

    I. TE DEKLAROJE kerkesen te pranueshme;

    II. TE KONSTATOJE qe Asociacioni/Bashkesia e komunave me shumice serbe do te themelohet, siç eshte parapare me Marreveshjen e Pare, te ratifikuar nga Kuvendi i Republikes se Kosoves dhe shpallur nga Presidentja e Republikes se Kosoves;…

    Kjo le të konstatohet se LVV pajtohet të themelohet Asociacioni sipas Marrëveshjes së nënshkruar nga z. Thaçi, ashtu siç ka vendosur Gjykata Kushtetuese.

    Ndërkaq, Vuçiqi ishte pajtuar në Marrëveshjen mbi parimet, të cilën e nënshkruam në vitin 2015 që Asociacioni do të themelohet pasi që Gjykata Kushtetuese konstaton se vendimi i Qeverisë dhe Statuti, (përfshirë edhe ndryshimet e tij) janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës. Kjo dispozitë nuk gjendet në Marrëveshjen e Parë! IM”, ka shkruar ai.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Korrik 2025
    Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se kanë informata se deri më tani janë një kompani është mbyllur...
    Lajme31 Korrik 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në paradën e ushtrisë kroate, në rastin e shënimit 30 vjetorit të...
    Lajme31 Korrik 2025
    Siç është raportuar më herët, Komuna e Shtimes, përmes zyrtarëve të saj të prokurimit, e ka përjashtuar kompaninë KosovaMed Healthcare SHPK nga...
    Të tjera
    Lajme31 Korrik 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar s me dekret presidencial, ia ka dhënë shtetësinë e Kosovës, yllit Dua Lipa.  “Mirë se...
    Bota/Rajoni31 Korrik 2025
    Një person është therur me thikë në fshatin Nderlysaj të Thethit. Bëhet e ditur se kjo ka ndodhur pas një përleshje, ku...
    Bota/Rajoni31 Korrik 2025
    Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i quajti planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur një shtet...
    Lajme31 Korrik 2025
    Deputeti i PD Tritan Shehu ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të pamjeve nga Prizreni ku statuja e heroit kombëtar Gjergj...
    Lajme31 Korrik 2025
    Avokati i Agim Pllashnikut, Genc Gjini i cili së bashku me klientin e tij këtë të enjte kishte dorëzuar kallëzim penal ndaj...
    Lajme31 Korrik 2025
    Agim Pllashniku ëshë larguar nga puna në “Ibër Lepenc”, disa ditë pasi protestoi ndaj deputetës së Lëvizjes Vetëvenosje Fitore Pacolli. Për këtë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.