×
  • Lajme
  • Lajme

    Intervistohen figura të larta politike për rastin e “Gylenistave”, familjarët të pakënaqur me punën e Prokurorisë

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Gjashtë shtetas turq u arrestuan e më pas u dëbuan në rrethana misterioze nga Kosova në mars të vitit 2018.

    Aksioni për kapjen e tyre organizua në rrethana të paqarta nga shërbimet sekrete të Turqisë dhe Kosovës.

    Gjykatat në Turqi i kanë dënuar këta gjashtë persona me 56 vjet dhe 7 muaj e gjysmë burgim në total si anëtarë të organizatës “Hizmet”, të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen.

    Ndërkohë për dëbimin e tyre nga Kosova në Turqi, Prokuroria Speciale e Kosovës tashmë ka intervistuar dhjetëra persona në mesin e tyre edhe ish ministra, merr vesh gazeta Objektiv.

    “Rasti është në fazën finale dhe janë intervistuar shumë figura politike që kanë qenë në pozita në atë kohë”, ka thënë ky burim për gazetën Objektiv.

    Po ashtu ky burim ka thënë për gazetën se rasti është në fazën e fundit dhe ka mundësi që të përfundoj në fund të këtij viti.

    Por të pakënaqur me punën e Prokurorisë Speciale janë pala mbrojtëse.

    Avokati i Jusuf Karabinës, Urim Vokshi tha se presin që organi i akuzës të ngritë sa më shpejt aktakuzë për këtë rast.

    “Si përfaqësues i palës se dëmtuar jemi ftuar pranë Prokurorisë Speciale me që rast kemi sqaruar se i bashkangjitemi ndjekës penale si dhe paraqesim kërkesë pasurore juridike. Megjithatë përkundër se kanë kaluar me shumë se 2 vite nga ngjarja kritike, Prokuroria Speciale ende nuk na ka njoftuar për ngritjen e aktakuzës. Presim qe Prokuroria sa më shpejt te ngrit aktakuzë ndaj personave përgjegjës dhe të njëjtit te i sjell para drejtësisë”, tha Vokshi.

    Lidhur me këtë rast Kuvendi i Kosovës pati formuar Komisioni Hetimor Parlamentar i Kuvendit të Kosovës në shkurt të vitit 2019.

    Ky komision pati identifikuar 31 shkelje ligjore gjatë procesit të arrestimit dhe dëbimit nga Kosova të 6 shtetasve turq, në mars të vitit 2018.

    Ish anëtari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa tha për gazetën Objektiv se tani rastin e kanë Prokuroria Speciale dhe nuk është kompetencë e deputetëve të flasin më për këtë temë.

    Megjithatë Beqa e ka kontestuar punën e komisionit që edhe vet ishte anëtar.

    Ai e ka akuzuar ish kryetarin e këtij komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçlen se e ka shkruar vetë këtë raport.

    “Raporti ka qenë i shkruar nga Xhelal Sveçla dhe ka qenë tendencioz dhe ka qenë për poena politik të LVV-së, është ma shumë raport politik se sa i ekspertëve përkatës”, tha shkurt Beqa.

    Për këtë temë gazeta Objektiv ka tentuar gjatë ditës të marrë një prononcim edhe nga Sveçla, por ky i fundit nuk ka qenë i është përgjigjur interesimit të gazetës.

    Dëbimi i tyre kishte nxitur reagime të ashpra nga shtetet perëndimore, por edhe vetë ish-kryeministri Ramush Haradinaj, që pati deklaruar se nuk ishte në dijeni të këtij operacioni.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.