×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Interesimin e Telekomit të Serbisë për blerjen e IPKO-s, ARKEP e kuptoi nga mediat

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Ende asgjë zyrtare nuk ka për blerjen e operatorit IPKO nga Telekomi i Serbisë, kështu ka thënë anëtari i bordit të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Shqipërim Pula gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Ekonomi dhe Tregti.

    Derisa ka theksuar se për një proces të negociatave ndërmjet Telekomit të Sllovenisë dhe atij të Serbisë janë njoftuar nga mediat.

    “As edhe njoftim zyrtar ne si ARKEP nuk kemi për atë që është thënë në media. Por, nevoja e ndërhyrjes së shtetit është e nevojshme gjithnjë për sigurinë kombëtare. Unë personalisht nuk do ta nënshkruaja një licencë të tillë”, tha ai.

    Derisa, Pula ka thënë se këto qarkullime në media mund të jenë edhe spekulim, tha se nga 5 korriku ka filluar procesi i shitjes së IPKO-s.

    “Nëse ndodhë një dyshim I subjektit vjen kah ne, por meqe neve s’na ka ardhur asnjë njoftim zyrtar ne s’kemi kërkuar informata zyrtare nga IPKO”, tha ai.

    Anëtari i komisionit, Hekuran Murati tha se papërgjegjësia e ARKEP është pasi nuk ka kërkuar zyrtarisht procedurat për shitjen e këtij operatori, në këtë rast të IPKO-s.

    Derisa Pula ka thënë se ka takuar zyrtarë të Qeverisë për atë që ka qarkulluar në media lidhur me interesimin e Telekomit të Serbisë për IPKO. Ai ka thënë se bordi ka mandat për vendimmarrje është funksional në ARKEP.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.