×
  • Lajme
  • Lajme

    Infermierët me masa radikale nëse s’realizohen shtesat prej 300 eurove

    FrontOnline
    06 Shtator 2020

    Që nga shfaqja e rasteve të para me Covid-19 në vendin tonë, stafi shëndetësorë është llogaritur si më i rrezikuari për t’u infektuar me këtë virus.

    E si mirënjohje për punë e tyre, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, kishte marrë vendim për dhënien e 300 eurove shtesë për profesionistët shëndetësorë.  Ky vendim u vazhdua edhe nga Qeveria e tanishme e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

    Por, muajin e fundit jo të gjithë i morën këto shtesa pasi sipas Ministrisë së Shëndetësisë listat nuk ishin të duhurat dhe duhet të rishikoheshin. E për këtë stafi shëndetësorë për të martën kishin paralajmëruar protesta të cilën e kishin shtyrë deri në fundjavë me shpresë se do t’i merrnin këto shtesa.

    Havolli: Na premtuan se deri në fundjavë do të rregullohen listat

    Kryetari i Sindikatës së Infermiereve të Kosovës, Fitim Havolli në një intervistë për Front Online tha se protesta është shtyrë pasi kanë marrë premtim se listat do të rregullohen dhe do të kryhen pagesat.

    “Po neve në ditët në vazhdim edhe përmes opinionit publik po edhe në përmes faqes zyrtare të Sindikatës së Infermierëve kemi reaguar dhe kemi paralajmëruar një protestë e cila është shtyrë për 48 orë për shkak se Ministria e Shëndetësisë bashku me ShSKUK-në na kanë premtuar që do t’i realizojnë dhe do t’i rregullojë këto lista, sipas vendimit të  Qeverisë për dhënin e kësaj shtese të gjithë infermierëve, mjekëve dhe  atyre të cilët të involvuar në QKUK dhe në ShSKUK në përgjithësi”, ka thënë Havolli për Front Online.

    Havolli më tutje është shprehur se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre do të ndërmarrin masa edhe më radikale, por që kanë edhe kërkesat e tjera si ligjin e pagave si dhe pagesa e orëve të natës.

    “Paralajmërimin fillimisht e kemi si protestë brenda QKUKS-së pastaj do të shohim sipas veprimeve sindikale do të ndërmarrim hapa edhe më radikal në rast se nuk plotësohen ato premtimet e tyre, pastaj kemi edhe kërkesat do ta ku dihet ligji i pagave dhe kujdestaritë e natës të cilat në vazhdimësi i kemi kërkuar për këtë komunitet”, ka thënë ai për Front Online.

    Havolli: 1200 infermierë të prekur me Coronavirus

    Deri tani nga pandemia me Coronavirus janë prekur më shumë se 13 mijë qytetarë e rreth 500 kanë vdekur.

    Fitim Havolli ka thënë për Front Online se në nivel vendi janë të prekur 1200 infermierë  e që shpreson se ata shpejt do të kthehen në punë, por që sipas tij, shqetësim është numri i madh i rasteve të reja dhe afrimi i vjeshtës, ku dihet që paraqiten edhe gripet  sezonale.

    “Ne si vijë e parë e frontit infermierët gjithmonë mund ta rrezikojnë përveç veten edhe familjen kjo po na ndodhë për çdo ditë. Numri i të prekurve është diku mbi 1200 në nivel vendi. Ne shpresojmë që këta të prekur do të vinë tek shërimi i tyre, fatmirësisht por në rast se vazhdon ky trend i të prekurve dhe numër i madh i të sëmurëve tash që po pritet tash në vjeshtë, vërtetë do të ketë vështirësi të mëdha të menaxhohet, kur dihet që ky staf infermierë është vija e parë e pacientit nga shërbimi që i kryen”, është shprehur Havolli për Front Online.

    Havolli shprehet se në klinikat ku trajtohen pacientët me Covid nuk ka pasur asnjëherë mungesa të mjeteve mbrojtëse.

    “Në klinikat ku trajtohen pacientët me Covid ka pasur, dhe ne në vazhdimësi kemi pasur mjete  të mjaftueshme mbrojtëse, mirëpo dihet që virusi është i panjohur dhe din të prek edhe mesin e kolegëve duke mos e dit se ku ka qenë gjatë punës që ka pasur me pacientë të prekur me Covid-19”, ka thënë ai.

    Fitim Havolli i cili aktualisht është e I angazhuar në Klinikën  Infektive tregon se gjendja e pacientëve të shtirë, është e mirë dhe numri i të sëmurëve me gjendje të rëndë ka rënë 2 javët e fundit.

    “Gjendja është më e qetë sa i përket të sëmurëve të rëndë, ka ende mirëpo ai fluksi i madh që ka qenë para 2 javëve është në rënie, mirëpo nuk i dihet përderisa numri i madh i të infektuarve  po del i madh prap ata potencialisht mund të jenë pacient të cilët kërkojnë shërbime edhe shëndetësore”, ka thënë Havolli për Front Online.

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës është duke kaluar në fazën e fundit të tranzicionit, që synon transformimin e saj në një ushtri...
    Lajme16 Maj 2025
    Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, publicisti i njohur dhe ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani,...
    Lajme16 Maj 2025
    Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka komentuar situatën politike në vend dhe ka shprehur shqetësim për krizën e thellë që po kalon...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar totalisht në sigurimin e rezervave shtetërore. Shala...
    Lajme16 Maj 2025
    Mendimi për motin – 16.05.2025 Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar në Tiranë kryeministrin e ri belg, Bart De Wever. Osmani tha se me De Wever...
    Lajme16 Maj 2025
    Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se nuk ua ka ulur pagat punëtorëve. Duke demantuar një lajm që qarkulloi gjatë ditës në media, “Trepça...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës nga secila palë, njoftoi ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem...
    Lajme16 Maj 2025
    Sunny Hill Festival tashmë ka zbuluar emrat e artistëve që do të ngjiten në skenen magjike këtë vit. Nata e parë do...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.