×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektologu Valbon Krasniqi jep detaje për pacientët e shtrirë me Coronavirus në Infektivë

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të hospitalizuar 59 pacientë me Covid-19, prej të cilëve dy janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Infektologu, Valbon Krasniqi ka thënë se gjatë dhjetë ditëve të fundit është rritur numri i të shtrirëve edhe në Klinikën Infektive

    “Sot në Klinikën Infektive kemi të shtrirë 59 pacientë me COVID-19. Prej tyre 22 janë me oksigjeno terapi në gjendje të rëndë dhe dy pacientë të tjerë janë të shtrirë në repartin intensiv në gjendje shumë kritike”

    Infektologu thotë se është shumë shqetësues fakti që familjarët që kanë persona në Klinikën Infektive po qëndrojnë në klinikë lirshëm dhe po u sjellin gjëra familjarëve të tyre.

    “Të njëjtit më pas mund të dalin në qytet. Nëse qytetarët vazhdojnë të qarkullojnë të lirë dhe pa maska mund të ketë edhe më shumë rritje të rasteve”.

    Krasniqi thotë se për momentin në Kosovë janë rreth 700 raste aktive dhe mund të ketë edhe qindra raste tjera të kontaktit që në të ardhmen mund të rrezikojnë kapacitetet tona shëndetësore.

    “Klinika Infektive ka në dispozicion 126 shtretër, mirëpo gjatë kësaj jave jemi në përgatitje edhe të Klinikës së Pulmologjisë dhe Dermatologjisë për të shtuar kapacitetet në rast se kalohen kapacitetet e Klinikës Infektive. Pra me këto zgjerime kemi gjithsejtë rreth 250 shtretër në dispozicion”, ka thënë Krasniqi për RTV Dukagjini.

    Infektologu ka thënë se vigjilenca e qytetarëve duhet të jetë shumë e lartë në këto momente pasi sipas tij mënyra tjera pos bartjes së maskave dhe mbajtja e distancës nuk ka për parandalimin e coronavirusit.

    Prishtina me 184 raste aktive me Coronavirus, sot dalin rezultatet e testimit të 100 qytetarëve

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Analisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ka ndalur një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.