Është konfirmuar një rast pozitiv me coronavirus në Durrës, saktësisht një punonjës i laboratorit të Drejtorisë së Shëndetit Publik.
BalkanWeb njofton se menjëherë pas kësaj i gjithë personeli i laboratorit ka dalë jashtë dhe po kryhet dezinfektimi i ndërtesës.
Ndërkohë, pritet të shpallet karantina për personelin e Shëndetit Publik, të cilët kanë bërë mbledhjen e tamponëve në Durrës.