
Njëmbëdhjetë pjesëtarë të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus, ndërsa 23 të tjerë tashmë janë shëruar.
Rreth gjashtëdhjetë punëtorë të këtij shërbimi, të cilët e kanë për detyrë mbrojtjne e presidentit Donald Trump dhe të zyrtarëve tjerë të lartë, tash për tash ndodhen në karantinë shkaku i pandemisë, sipas dokumenteve të Departamentit për Sigurinë e Atdheut.
Shërbimi Sekret ofron mbrojtje të afërt dhe siguri për presidentin, nënpresidentin dhe udhëheqësit botërorë që shkojnë për vizita në Shtetet e Bashkuara.
Zëdhënësja e Shërbimit Sekret, Justine Whelan, tha se agjencia i ka ndjekur udhëzimet e Qendrës për Kontrollimin e Sëmundjeve, por refuzoi të tregonte se sa prej punëtorëve të infektuar kanë punuar në Shtëpinë e Bardhë.