×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    India shënon rekord të rasteve të reja të koronavirusit

    FrontOnline
    20 Prill 2020

    Shteti me popullsinë e dytë më të madhe në botë, India, ka shënuar rritje rekorde të rasteve të reja të koronavirusit për një ditë.

    Gjatë 24 orëve të kaluara, në Indi u regjistruan 1,553 raste të reja të koronavirusit dhe kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar shkoi në mbi 17,000.

    Përpos të infektuarve, deri më tani janë shënuar 543 viktima. Epidemiologët kanë parashikuar se kulmi i përhapjes mund të mos arrihet para muajit qershor, shkruan “The Guardian”.

    Qeveria indiane ka marrë vendim për izolim të plotë. Qytetarët janë detyruar të qëndrojnë në shtëpi dhe të gjitha bizneset janë mbyllur, përpos dyqaneve ushqimore dhe barnatoreve.

    Megjithatë, nga e hëna u lejua vazhdimi i punës së fermerëve dhe riaktivizimi i disa sektorëve të industrisë. Punëtorët përsëri duhet ta mbajnë distancën sociale dhe t’i respektojnë rregullat e higjienës.

    Pavarësisht rasteve të reja, India ende ka numër të vogël të viktimave dhe të të infektuarve me Covid-19 në krahasim me shtetet evropiane, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.