×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    India shënon mbi 78,000 raste të reja të coronavirusit për 24 orë

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    India i ka raportuar 78,512 raste të reja të koronavirusit të hënën. Kjo është shifra më e lartë ditore në botë, por më e ulët se numri i shënuar një ditë më parë, që ishte rekord botëror.

    Të dielën, India i raportoi 78,761 raste, duke e thyer rekordin e mëparshëm, që mbahej nga Shtetet e Bashkuara me 77,299 persona të konfirmuar si të infektuar me koronavirus për 24 orë.

    Shteti me popullsinë e dytë më të madhe në botë i ka shënuar shifrat më të larta ditore të infektimeve që nga 7 gushti. Me gjithsej 3.62 milionë persona të infektuar, India po u afrohet shpejt Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit, që kanë më së shumti raste në botë. Megjithatë, India ka shkallë më të ulët të vdekshmërisë.
    Përpos infektimeve, gjatë 24 orëve të kaluara në Indi u regjistruan edhe 971 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 64,469, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

    Zyrtarët thanë se janë të shqetësuar nga shifrat e mëdha, sidomos në zonat rurale, ku njerëzit në masë të madhe po i shkelin rregullat që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së virusit, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

    Duke synuar që të shmanget dëmi i madh në ekonomi, qeveria indiane i ka lehtësuar masat kufizuese dhe ka njoftuar se trenat urbanë mund ta rifillojnë qarkullimin nga 7 shtatori.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    14-vjeçarit të cilit dyshohet se e mbyti me thikë bashkëmoshatarin e tij ditë më parë pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë,...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Protesta opozitare e radhës në Shqipëri, do të mbahet me 26 nëntor ose ndryshe të martën që vjen. Njoftimi u dha nga...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Reshjet e dendura të borës kanë çuar në një sasi rekord bore për muajin nëntor në vende të ndryshme të Zvicrës. 42...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin nga Azia Jugore të përbërë nga profesorë, studiues, anëtarë institutesh dhe...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryetari i Komisionit për Legjislacion nga Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha se gjithçka që kanë bërë gjatë këtyre viteve ka qenë në bashkëpunim...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka thënë se personaliteti i Rugovës në të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev. Kurti e ka falënderuar ambasadorin...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Forca e Sigurisë së Kosovës ka testuar kapacitetet e ndërlidhjes në ushtrimin fushor të komunikimit “Sinjali 2”, në kuadër të ngritjes së...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    14-vjeçarit të cilit dyshohet se e mbyti me thikë bashkëmoshatarin e tij ditë më parë pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.