×
  • Lajme
  • Lajme

    Imeri: Marrëveshja Kosovë-Serbi afër, BE nuk do të jetë faktor kyç në dialog

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Presidenti Thaçi, kohët e fundit ka hedhur kritika në drejtim të Bashkimit Evropian sa i përket qasjes së tyre ndaj Kosovës.Thaçi madje nuk e ka pritur me entuziazëm as vizitën e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    E kjo qasje e Thaçit sipas njohësit të çështjeve politike, Dorajet Imeri ka të bëjë me faktin se ai nuk e do më në këtë proces, Bashkimin Evropian.

    Imeri në një prononcim për “Gazeta Blic” ka theksuar se Bashkimi Evropian nuk do të jetë më faktor në procesin e dialogun, e kjo për faj të tyre.

    “Është i pashembullt rasti kur në një proces të vetëm bisedimesh, të ketë më shumë se një palë lehtësuese, pra dikur BE si e vetme dhe tash SHBA. Qëndrimi i Thaçit është i qartë, ai më nuk do të negociojë me me asnjë përfaqësues që është nga Evropa. As me Lajcak-un, madje as kryeministri Hoti, ose thënë ndryshe, BE nuk do të jetë më faktori kryesor, siç ka qenë deri tash, pikërisht me fajin e saj. BE nuk ka arritur t’i jep një epilog bisedimeve, për shkak të vetë natyrës së funksionimit të saj”

    Tutje Imeri thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi është afër, por një marrëveshje e tillë nuk do ta zgjidhë problemin në mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Marrëveshja, për mendimin tim është afër, por në të njëjtën kohë, marrëveshja nuk do ta zgjidh problemin në mes Kosovës dhe Serbisë. Serbia historikisht ka përdorur një strategji që për fat te keq edhe ka funksionuar, duke e kontestuar çdo arritje politike të Kosovës. Parë në rrafshin historik, Serbia ka dashur që Kosovën ta paraqes si një konflikt i vazhdueshëm, pa zgjidhje dhe si vend i gjenerimit të krizave. Në anën tjetër, e ka përdoruar dialogun, për të krijuar përshtypjen se është e interesuar për paqe e stabilitet. Marrëveshja me Serbinë, nëse nuk përfshin korrigjimet e kufirit, do të jetë një Ahtisari plus, me një asociacion që do të ketë kompetenca të zgjeruara dhe një status më ta avancuar për institucionet e kultit, si manastiret, të cilat do të kenë eksterritorialitet” tha Imeri për Gazeta Blic.

    Me 27 Qershor, në Uashington, pritet të mbahet një takim ndërmjet delegacionit kosovar dhe atij serb si përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare për marrëveshjen Kosovë-Serbi.Për të diskutuar më gjerësisht rreth procesit të dialogut dhe hapat që do të ndiqen, për një vizitë 3 ditore në Kosovë po qëndron edhe i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.Lajçak ditën e djeshme ka zhvilluar takim me Presidentin, Hashim Thaçi, kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Avdullah Hoti raporton Gazeta Blic.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2025
    Një 24-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda, pasi u rrëzua nga skelet derisa ishte në krye të punës. Ngjarja ka ndodhur në...
    Lajme28 Prill 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në “Kanal 10” se dhjetë deputetë mund të kërkojnë interpretim nga Gjykata Kushtetuese për...
    Lajme28 Prill 2025
    Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, tha për Front Online se 54-vjeçarja e raportuar si e zhdukur në polici, është...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2025
    Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë është parakusht që Kosova...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti politik, Avni Arifi, ka komentuar mbi situatën e krijuar rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se partitë...
    Lajme28 Prill 2025
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka akuzuar Qeverinë Kurti për krijimin e...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu tha se shkuarja në zgjedhje të reja nuk i konvenon Lëvizjes Vetëvendosje. Ai deklaroi se po të mbahen zgjedhje...
    Lajme28 Prill 2025
    Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, që urgjentisht të nisë procedurën...
    Lajme28 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:30, në fshatin Gllamnik të Podujevës. Lidhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.