Petrit Pjetër Bylykbashi, ish banor i Big Brother, ishte infektuar me koronavirus para 3 muajve.
E ky virus i është kthyer atij prapë tash. Kësaj here, virusi siç thotë ai, është më agresiv se që ishte herën e parë, shkruan Front Online.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një shkrimi në Facebook.
Bylykbashi thotë se infektimi me këtë sëmundje ngjitëse po ia dëmton mushkëritë.
Shkrimi i tij i plotë:
Ky virus i cuditshem!
Mbas 4 diteve ren te rishfaqjes se simptomave dhe nje konsulte/percjellje te gjendjes disa oreshe maratonike bashk me Naser Ramadanin vendosem qe une me u ritestu per Covid19, fatekeqesisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 perseri, virusi mu kthy afersisht 3 muaj mbas sherimit dhe kesaj here shume me agresiv, po sulmon aty ku ka demtu heren e pare, direkt ne mushkeri.
Te jem real, duke qen i bindur plotesisht qe nuk kthehet virusi, nuk jam rujt as per nje moment te vetem dhe kontakt me njerz te infekuar kam pas ne shume raste.
Heren e pare fatemiresisht nuk eshte infektu askush nga une, po uroj qe kjo e njejta me ndodh edhe kete here, une prap nga sot jam i veteizoluar per aq kohe sa te eshte e nevojshme.
Kujdesuni per veten, virusi po u kthejka.